100 ditë në shtëpi; kush janë 3 mysafirët specialë që do surprizojnë sonte banorët e Big Brother VIP - Showbiz
Showbiz19 Prill 2024, 14:31

100 ditë në shtëpi; kush janë 3 mysafirët specialë që do surprizojnë sonte banorët e Big Brother VIP

Shkruar nga Pamfleti

100 ditë në shtëpi; kush janë 3 mysafirët specialë

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në shtëpi do të shtrohet një darkë speciale, ku veç banorëve do të ketë edhe të ftuar.

E gjeni dot se kush do të hyjë në shtëpi?

Moderatori i spektaklit dhe opinionistët do të darkojnë me banorët. Faqja zyrtare e BBV në Instagram ka zbuluar se Ledion Liço, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj do të jenë të pranishëm në darkë.

Banorët janë njoftuar se do të kenë një darkë dhe mysafirë, por nuk ua kanë zbuluar se kush do të jenë.

3 mysafire speciale banor bbv3 100 ditë në shtëpi