Shkrihet Parlamenti, oligarkët e klientelës së Ramës do bëjnë ndryshimet ligjore. AKSHI, 18 miliardë lekë tender për mo - Aktualitet
Aktualitet 9 Gusht 2018, 20:14

Shkrihet Parlamenti, oligarkët e klientelës së Ramës do bëjnë ndryshimet ligjore. AKSHI, 18 miliardë lekë tender për mo

Shkruar nga Pamfleti
Shkrihet Parlamenti, oligarkët e klientelës së Ramës do

Shkrihet Parlamenti, oligarkët e klientelës së Ramës do bëjnë ndryshimet ligjore. AKSHI, 18 miliardë lekë tender për modulin e Sistemit të ri Tatimor

Kryeministri përjashton institucionet dhe ndërton shtetin paralel, tërësisht të tijin. Firma fituese e tenderit ka të drejtën e propozimeve të ndryshimeve ligjore në sistemin tatimor e të bëjë PR-në.

Duhet të ketë 16 ekspertë që të kenë punuar 10 vjet në  Ministrinë e Financave ose Administratën Tatimore të një shteti anëtar i BE. Me cilën kompani të huaj ka bërë pazar kreu i qeverisë?!

Edi Rama nuk rresht së habituri shqiptarët dhe më gjërë me atë që po i bën shtetit, ligjit dhe Kushtetutës së vendit, teksa i shkel çdo ditë në çdo gërmë të saj.

Dhe nuk po bën gjëra të rëndomta apo nga ato karikaturat që zhgarravit herë pas here gjatë mbledhjevetë qeverisë, takimeve me zyrtarë vendas apo të huaj, por po kalon dora dorës tërë frenat e shtetit në dorë të oligarkëve që janë klientelë e tij.

Këtë radhë e ka filluar me sistemin tatimor, pikërisht aty ku rrjedhin paratë që mbajnë në këmbë një shtet normal. Megjithëse Shqipëria nuk është një shtet normal, pasi ka kohë që është jo në gjunjë por shtrirë dhe në grahmat e fundit.

Dhe pikërisht për të bërë një sistem të ri tatimor apo modul të ri sikurse precizohet, kërkohet që të përjashtohet nja ligj-bërja. Parlamenti shqiptar dhe deputetët e Kuvendit dhe atë ta marrin në dorë kompanitë dhe oligarkët e Ramës.

Dhe ndërtimin e “shtetit paralel”, jashtë sistemit të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare, Rama e ka nisur ta bëjë përmes një institucioni që varet tërësisht prej tij.

Më konkretisht, AKSHI ose ndryshe Autoriteti i Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, ka hapur një tender me vlerën e çmendur prej 1.87 miliard lekësh të reja.

Ky tender është hapur dhe do të funksionojë vetëm për përmirësimin e një moduli të sistemeve tatimore shqiptare, pavarësisht se po të lexohen letrat e tenderit, tashmë publik në APP, nuk kuptohet se cilit model (ekzistues apo jo) i referohet.

Do të japim detaje në ditët në vijim për këtë tender që mbart shumë problematika, por le ta nisim nga dy çështje tepër sensitive dhe që tregojnë që eleminimi i shtetit dhe ligjit ka nisur që në krye të herës.

Së pari, ky tender do t’i japë të drejtën firmës që e fiton (ofertuesi në letrat e tenderit) që të propozojë ndryshime ligjore në tërë sektorin tatimor!

Pra ajo çka është një e drejtë kushtetuese (neni 81) vetëm për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e 20 mijë qytetarëve, do t’i jepet një subjekti privat të vetëm, cili fiton këtë tender, me sa duket të paracaktuar nga Edi Rama dhe që pret ta realizojë përmes AKSHI-t.

Jo vetëm kaq, por kjo qeveri që aq shumë e vuan PR-in kërkon që fituesi i kontratës të garantojë dhe tërë procedurat e PR-it.

Konkretisht në termat e tenderit thuhet ndër të tjera se fituesi duhet të “Përgatisë përgjigje për gazetarët dhe publikun e interesuar, duke përfshirë edhe kohën gjatë fushatës afirmative të zbatimit të sistemit të ri” apo “Mbështetje në lidhje me prezantimin publik të kuadrit të ri ligjor”.

Jemi mësuar me Ramën, por kjo është risi dhe për standardet e kësaj qeverie, ku tashmë gjithë menaxhimin e imazhit për këtë përmirësim ligjor të modulit të sistemit tatimor do ta ketë kompania fituese e paracaktuar nga Rama.

Pika tjetër janë kushtet që u kërkohen ofertuesve. Konkretisht, ofertuesi duhet të ketë 21 ekspertë kryesorë, prej të cilëve 16 duhet të kenë “Të paktën dhjetë (10) vjet përvojë pune në Ministrinë e Financave ose AdministratënTatimore të një shteti anëtar i Bashkimit Evropian”!

Pra, ofertuesi laj-thaj duhet të jetë një firmë e huaj, me njëfarë lidhje me një shtet (ballkanas me shumë gjasa) që punon me ministrinë e një shteti të Bashkimit Evropian.

Duke përjashtuar në mënyrë taksative të gjitha kompanitë shqiptare, të cilave dhe po t’ua mbledhësh gjithsej të gjithë ekspertët, nuk i bëjnë 21 të tillë e jo më të kenë 16 prej tyre që të kenë punuar madje as te Ministria shqiptare e Financave dhe në Tatime. Jo më të kenë qënë pjesë e administratës së Ministrisë së Financave apo tatimeve të një vendi të BE.

Teksa merr në analizë të gjithë këto elementë që parashikon tenderi i hedhur në “treg” nga AKSHI, vetëvetiu shtrohet pyetja: kujt të huaji ia ka garantuar këtë tender Rama? Pjesë e cilit pazar me ndërkombëtarët është ky tender?

Dhe për më tepër, është koshient AKSHI për shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës që po bën, duke hedhur mbi 18 miliardë lekë për një tender që do të zhbëjë shtetin shqiptar dhe ligjet e tij për sa i përket sistemit të Tatimeve? Se fundja AKSHI e ka “firmën” në tender!/Pamfleti/

Kryesore 18 miliardë lekë tender për modulin e Sistemit të ri Tatimor oligarkët e klientelës së Ramës do bëjnë ndryshimet ligjore. AKSHI Shkrihet Parlamenti