Gjykata kthen mbrapsh Panuçin për gjyqin me Nishanin, i lë 20 ditë kohë të korrigjohet - Sport
Sport 9 Shtator 2018, 17:04

Gjykata kthen mbrapsh Panuçin për gjyqin me Nishanin, i lë 20 ditë kohë të korrigjohet

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata kthen mbrapsh Panuçin për gjyqin me Nishanin, i lë 20

Gjykata kthen mbrapsh Panuçin për gjyqin me Nishanin, i lë 20 ditë kohë të korrigjohet

“Panuçi është një sharlatan, që po shkatërron edhe atë që ishte ngritur”. Kështu shkruante Bujar Nishani në statusin e tij në facebook pas ndeshjes që Kombëtarja jonë humbi me Kosovën 3-0 në fund të muajit maj, duke bërë përgjegjës trajnerin italian Kristian Panuçi.

Në fakt, Kristian Panuçi paditi në gjykatën e Tiranës ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani duke kërkuar një dëmshpërblim që kape vlerën e 100 mijë eurove. Por, ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë mbrapsht me justifikimin se ka shumë të meta në formulim.

Sipas “Top Channel”, gjyqtarja Anila Karanxha e ka kthyer padinë duke qenë se formulimi ka pasur probleme dhe ka lënë një afat prej 20 ditsh që të rishikohet padia. Nëse brenda këtij afati, nuk plotësohen kërkesat e Gjykatës, atëherë padia do ty rrëzohet.

Pas miqësoreve që Shqipëria humbi ndaj Kosovës dhe Ukrainës në verë, Bujar Nishani shkruante në “Facebook” se Panuçi po shkatërronte atë që ishte ndërtuar, duke e quajtur edhe sharlatan, por kjo deklaratë është paditur nga Panuçi për prishje imazhi dhe dëm moral.

Edhe vetë Nishani kishte lënë të hapur mundësinë e padisë për shkak se trajneri kishte përdhosur simbolet kombëtare, por kjo histori përplasjesh nuk dihet si do të përfundojë. Për më tepër që gjykata e “rrëzoi” paraprakisht Panuçin, duke i kthyer padinë që e quan me të meta në formulim. /Pamfleti Sport.

Sport