amnistia penale

Amnistia penale/ Salianji-Manjës: Të dënuarit po keqtrajtohen, burgjet po popullohen nga hallexhinjtë! - Politike
Politike31 Tetor 2022, 11:46

Amnistia penale/ Salianji-Manjës: Të dënuarit po keqtrajtohen, burgjet po popullohen nga hallexhinjtë!

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia penale/ Salianji-Manjës: Të dënuarit po keqtrajtohen,

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i është drejtuar me disa pyetje ministrit të Drejtësisë lidhur me mbipopullimin e burgjeve, pagat e punonjësve dhe moszbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për qytetarët. Manja u shpreh se burgjet janë mbipopulluar për shkak të amnistisë.

Salianji: Sa u shkon paga policëve të burgjeve? Minimalja. Ne kemi menduar që ka nevojë për rritjen e pagave.

Keni dijeni për keqtrajtimin në burgje në Elbasan. Kam lexuar një letër që nuk kishte barazi në burgje. Ka qenë një periudhë protestash nga opozita dhe qëllimisht u la që këta protestues të shmangeshin nga amnistia e sot e kësaj dite dhjetëra prej tyre vijojnë nëpër dyert e gjykatave me presion nga qeveria. Në vendin tonë duket se burgjet po popullohen nga hallexhinjtë! Për të tjerët që janë vërtet rrezik nuk është puna juaj. Me Emiratet e Bashkuara psh ekstradimet janë të domosdoshme. Këta që ndërtojnë në mes të Tiranës që edhe vendosin se kush duhet të futet në burg, mendoj se është përgjegjësia juaj për të zgjidhur.

Manja: Nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin që është në JVP do të thotë që është e duhura. Megjithatë, ne mund të jemi të paragjykuar për Elbasanin, por ne e kemi bërë analizën tonë. (…) Trajtimi financiar i punonjësve të burgjeve:

Nuk është indikator i vetëm që njerëzit mund të vendosin lirisht që të largohen nga trupa, sigurisht është element paga por jo indikator kryesor. Paga mesatare u rit në shtator nga 49 mijë lekë në 5320 lekë. Pa vështirësitë dhe orët e natës. Do te kemi 16 autoburgje të reja. Ne po studiojmë të gjejmë një mënyrë alternative.

Burgjet tona mbushen nga ajo që kërkon drejtësia, Detyra jonë është t’i trajtojmë në përputhje me ligjin. Nëse ju keni një shqetësim me mbipopullimin, aministia është një nga elementët. Me thënë të drejtën me gjithë këto pyetje që lindin, mua më lind pyetja, e doni apo jo? Në fund i takon kuvendit, ajo do 84 vota. Asnjë amnisti nuk ka kaluar pa dakordësimin. Ju e dini që janë shumë të parabugorsur që janë në pritje të gjykimeve.

Politike Amnistia manja salianji