Armando Duka

Armando Duka: Zgjedhjet në FSHF nuk do të ndryshojnë - Sport
Sport 2 Prill 2018, 18:14

Armando Duka: Zgjedhjet në FSHF nuk do të ndryshojnë

Shkruar nga Pamfleti
Armando Duka: Zgjedhjet në FSHF nuk do të ndryshojnë

Armando Duka: Zgjedhjet në FSHF nuk do të ndryshojnë

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku presidenti Armand Duka fitoi mandatin e katërt në krye të organit të futbollit vendas, vazhdojnë të kenë jehonë pas vendimit të gjykatës për të kthyer regjistrimin e veprimtarisë së Asamblesë, për shkak të mungesës së disa dokumenteve.

“Na kanë kërkuar disa dokumente shtesë, që ne po i bëjmë gati. Nuk ka asgjë kaq të madhe sa është bërë, e sigurisht nuk do të ketë asnjë ndryshim”, tha Armand Duka.

Pavarësisht regjistrimit në gjykatë apo ankimimit të rivalit të tij, presidenti Duka kujton edhe njëherë vlerësimin që iu bë këtij procesi zgjedhor nga organizmat europianë dhe botërorë, si UEFA dhe FIFA.

“UEFA dhe FIFA kanë pasur një vlerësim maksimal për këto zgjedhje, menjëherë pas përfundimit të tyre. Madje, edhe bashkëpunimi i tyre vazhdon. Brenda këtij viti do të vijë në Tiranë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino për të parë projektet tona”, tha më tej Duka.Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit ka qenë dënimi i Skënderbeut me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, si dhe një milion euro gjobë, penalizimi maksimal që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s.“Më vjen keq. Ky është një lajm i rëndë për klubin dhe vet futbollin vendas. Nëse këto janë të faktuara, atëherë drejtësia të bëjë punën e saj, ndërkohë që nëse jo, klubi duhet të gjejë rrugën për t’u mbrojtur”, deklaroi Duka.Gjithsesi, edhe nëse vendimi i UEFA-s për të dënuar Skënderbeun do të mbetet në fuqi, ai nuk do të ketë asnjë efekt në kampionatin vendas.“Ne e kemi marrë njëherë vendimin për ta dënuar Skënderbeun. Vendimi i UEFA-s nuk na detyron neve që ta dënojmë sërish”, u shpreh Armand Duka.

Ndërkohë, sa i përket kampionatit vendas, presidenti Armand Duka ka kërkuar më tepër bashkëpunim nga kubet, duke mos ushtruar kaq shumë presion për çdo vendim të gjyqtarëve, gabim ose jo. Sipas tij, vendimet e tyre nuk kanë ndikuar aspak në klasifikimin aktual.Në përfundim të intervistës, Duka nuk lë pa prekur edhe problematikën e Kombëtares, ku mungojnë lojtarët dhe aktivizimi i tyre nëpër klube është minimal.

“Më vjen keq, por ky është një moment shumë i vështirë për futbollin tonë. Unë mendoj se, më mirë të luajnë lojtarët që aktivizohen, edhe pse luajnë në kategori më të ulëta, sesa lojtarët që luajnë në kampionate të mëdha, por nuk aktivizohen”, deklaroi kreu i FSHF-së

Sport Armando Duka: Zgjedhjet në FSHF nuk do të ndryshojnë