Ja sa miliardë paga, luks zyrash, makina e udhëtime nëpër botë, harxhojnë çdo vit, ata që tallin b***ën me popullin - Aktualitet
Aktualitet 7 Nëntor 2018, 21:03

Ja sa miliardë paga, luks zyrash, makina e udhëtime nëpër botë, harxhojnë çdo vit, ata që tallin b***ën me popullin

Shkruar nga Pamfleti
Ja sa miliardë paga, luks zyrash, makina e udhëtime nëpër

Ja sa miliardë paga, luks zyrash, makina e udhëtime nëpër botë, harxhojnë çdo vit, ata që tallin b***ën me popullin

Në debatin për buxhetin, asnjë nga “udhëheqësit popullor”, nuk po kërkon askush, shtim fondesh për pagat minimale, asistencën sociale, pensionet e pleqërisë e invaliditetit, për ndihmën ekonomike, strehimin, jetimët, ushqimin në spitale, azilet e të moshuarve dhe rimbursimin e ilaçeve, por vetëm shtim pagash e sekretaresh, blerje makinash, karburante, dyfishim dieta udhëtimesh me avion e luks zyrash

  “Udhëheqësit popullor”, të ndarë me mirëkuptim në pozitë e opozitë, bëjnë përditë “teatër”, gjoja sikur “përleshen egërsisht: për hallet e shqiptarëve, duke u paguar nga taksat e popullit dhe nga borxhet, që i paguan populli, duke i caktuar vehtes, paga nga 1.5 deri në 3 milionë lekë, përveç dieta, zyra e makina luksoze, shpërblime, trajtim mjekësor, udhëtime me avionë e fjetje nëpër botë.

Paguhen e trajtohen si mbretër, po çfarë pune bëjnë? Çfarë produkti kanë dhënë? Çfarë zgjidhjesh kanë bërë, për shqiptarët dhe interesat kombëtare? Kur do nisin të mendojnë e punojnë, për vendin dhe fundja, kur do ta ndalojnë talljen e b**ës me popullin?

Prej 26 vitesh, kanë krijuar, ose më saktë kanë gjetur shesh dhe po bëjnë “përshesh”, duke marrë peng e, mbajtur [ushtetin e aprtitë politike me dhunë dhe lekë krimi, të cilat i përdorin për pasurimin e tyre, por duke u paguar me taksat publike.

E sikur të mos u mjaftojnë, pagat dhe privilegjet në miliarda lekë, siç e dëgjuam në debatin për buxhetin 2019, ata po kërkojnë t’i shtojnë pagat, numrin e zyrtarëve (sekretareve e b.. lëpirësve) dhe shpenzimet, për të bërë sundim “sheikësh”.

A e dini, se nga sa miliardë lekë, harxhojnë çdo vit, ata që prej 26 vitesh, po tallin b***ën me popullin, ose më saktë, ata që vegjetojnë e kapardisen brenda “rezidencave të rehatit”, të quajtura Presidenca, Kryeministria, Kuvendi, Parlamenti, Ministritë, Inspektoratet dhe Drejtoritë Qendrore, për paga, luks zyrash, makina, karburante, dreka e darka pune, ahengje nëpër Shqipëri, dieta, telefona, shpërblime, bankete për festa, hotele e bileta avioni nëpër botë?/Pamfleti

 

Të dhënat e Thesarit, ja sa kanë harxhuaur gjatë vitit 2017, disa institucione kryesore

 

 

Aktualitet ata që tallin b***ën me popullin harxhojnë çdo vit Ja sa miliardë paga luks zyrash makina e udhëtime nëpër botë