Atletiko Madrid

Europa League/ Njihuni me duelet cerekfinaliste, Atletiko Madrid dhe Arsenali - Sport
Sport 5 Prill 2018, 11:05

Europa League/ Njihuni me duelet cerekfinaliste, Atletiko Madrid dhe Arsenali

Shkruar nga Pamfleti
Europa League/ Njihuni me duelet cerekfinaliste, Atletiko Madrid dhe Arsenali

Europa League/ Njihuni me duelet cerekfinaliste, Atletiko Madrid dhe Arsenali

Sot në mbrëmje, në orën 21:05 do të luhen ndeshjet e para cerekfinale të Ligës së Europës, aktivitet ku këtë sezon ka si favoritë kyesorë për trofeun Atletikon e madridit dhe Arsenalin, dy klube që ishin në Champlions por si vend i tretë në grupe u kualifikuan në këtë aktivitet.

Në fakt, Arsenali që ndodhet tashmë jashtë objektivave në Premier League, pasi e ka të pamundur ta arrijë zonën Champions, do të presë në “Emirates” CSKA-në e Moskës, duke qenë favorit absolut për të vijuar më tej. Trajneri Arsen Venger, mjafti i kritikuar nga tifozët, që kërkojnë madje edhe largimin e tij, mund të shpëtojë sezonin me trofeun e Europa Leagues dhe ta përmbushë deri në fund kontratën që i skadon në 2019-ën.

Atletiko e Madridit është padyshim favporiti i madh në këtë kompeticion. Ekipi spanjoll luan në “Wanda Metropolitano” derbin iberik me Sportingun e Lisbonës. “Los Colchoneros” me Simeonen në stol e kanë fituar këtë trofe në vitin 2012 dhe tashmë kërkojnë të përsëritin këtë sukses 6 vite më vonë. Sportingu i Lisbonës sheh mundësinë e vetme nëpërmjet Europa Leagues për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm, pasi në kampionatin portugez mbetet në vend të tretë me 5 pikë më pak se Porto.

Skuadra italiane e Lacios, e vetmja nga Serie A në këtë kompeticion, do të presë në takimin e parë në “Olimpico” Salzburgun, ekipin surprizë që eliminoi Borussian e Dortmundit. Ndoshta shorti këtë radhë ishte me fat për bardhekaltrit, që do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit. Senad Lulic mbetet mungesa e madhe për Simone Inzaghin, ndërsa janë në dyshim po për arsye dëmtimi Lukaku, Radu dhe Ëalace. Titullar i padiskutueshëm në portë Thomas Strakosha.

Cerekfinalja e katërt dhe e fundit do të jetë ai mes Leipzigut dhe Olimpikut të Marsejës, një duel që mbart shumë enigma pasi është përplasja e parë mes tyre në kompeticionet europiane. Të gjitha ndeshjet do të startojnë në orën 21:05. Pas Champions League ky është aktiviteti i dytë më i rëndësishëm në futbollin europian. /Pamfleti Sport

Sport