Barrikadat në veri

Pas vendimit për të shtyrë reciprocitetin, hiqen barrikadat në veri të Kosovës - Kosova
Kosova 1 Gusht 2022, 17:03

Pas vendimit për të shtyrë reciprocitetin, hiqen barrikadat në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Pas vendimit për të shtyrë reciprocitetin, hiqen barrikadat

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veriun e Kosovës kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve.

Pak minuta më parë janë hequr barrikadat duke rikthyer normalitetin. Më herët u njoftua për heqjen e barrikadave në në Zupç të Zubin Potokut. Fshati Zupç gjendet në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Bërnjak.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Prishtine Barrikadat reciprociteti