Gushti politik: Rama baba me kohë të plotë në Jug, Meta sportist ekstrem në Veri, Basha i “tretur” në Holandë, Berish - Anti-Mafia
Anti-Mafia 6 Gusht 2018, 19:23

Gushti politik: Rama baba me kohë të plotë në Jug, Meta sportist ekstrem në Veri, Basha i “tretur” në Holandë, Berish

Shkruar nga Pamfleti
Gushti politik: Rama baba me kohë të plotë në Jug, Meta

Gushti politik: Rama baba me kohë të plotë në Jug, Meta sportist ekstrem në Veri, Basha i “tretur” në Holandë, Berisha i ‘ngujuar’ nga frika e Haklajve

Kretët e politikës shqiptare i janë “dorëzuar” pushimeve dhe relaksit në këtë muaj të nxehtë gushti, për të rimarrë fuqinë për sezonin e ri politik, që pritet të jetë i ngarkuar.

Kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të pushuar kupola politike shqiptare, por kanë dhënë me të vërtetë një pamje të “vizatuar” ndryshe të pushimeve të sivjetme.

Për të mos u zgjatur po e fillojmë me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka qëndruar dhe këtë vit idesë së tij për të pushuar në bregdetin shqiptar. Njëherësh ka urdhëruar dhe ministrat e tij të qëndrojnë brenda kufirit, pasi pushimet do të jenë të shkurtëra.

Kryeministri Rama dhe në postimet e herëpashershme që ka hedhur në rrjetet sociale, është përpjekur të tregojë se këto pushime do të jetë një baba me kohë të plotë.

Pasi është marrë vetëm me djalin e vogël Zahon, të cilit po i mëson notin në bregdetin e Jugut të vendit, por dhe po i “trashëgon” zanatin, atë të parin për fat, pikturën.

Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Rama të jetë dhe një kryeministër me kohë të plotë në jug të vendit, sidomos për dhënien e ndonjë koncesioni që i ka aq shumë merak.

Ndërkohë që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjehdur të relaksohet nën freskinë e bjeshkëve shqiptare të Veriut, duke filluar nga zona e Mbishkodrës për të kaluar në Plavë e Guci, Rugovë dhe zona të tjera të alpeve shqiptare.

Madje përpos ecjes në terrene të vështira, Meta është shfaqur si një “dashnor” i sporteve eklstreme, gjë të cilën e ka demonstruar dhe e ka përcjellë tek ndjekësit e tij në rrjetet sociale me foto dhe video.

Nuk bëhet fjalë të ketë pasur me vete Monikën, bashkëshorten e tij njëherësh kryetare e LSI, për të cilën nuk kemi asnjë informacion se ku po pushon, por po hamendësojmë se është në një nga vilat dhe banesat e saj të shumta dhe luksoze.

Meta zakonisht kur niset për të bërë pushime e qejf,  biznes apo pazar, “sporte ekstreme” këto, nuk e merr Monën me vete, pasi thuhet se ajo kërkon shumë, është tahmaqare dhe prish pazarin.

Ndërkohë që Lulzim Basha pasi ka marrë linjën Rinas-Amsterdam informacionet për të janë se po qëndron dhe relaksohet në Holandë, pa precizuar nëse është në klimë malore apo në bregdet.

Ai është zhytur në mister, “tretur” në jetën holandeze, dhe përpos ndonjë “shashke” që lëshon në rrjetin social në reagim ndaj Ramës, asgjë tjetër nuk dihet për të.

Ndoshta po mendon për skemën se si të hyjë në bashkëqeverisje me Edi Ramën në shtator të këtij viti dhe po përpilon strategjinë më efikase për ta bindur kundërshtarin e tij politik se ia vlen bashkëqeverisja.

Në Shqipëri me sa duket tërë barrën e opozitarizmit e ka marrë Sali Berisha, ish kryeministri dhe ish kryetari i PD, i cili është tepër aktiv përmes “qytetit dixhital” të tij në goditjen ndaj qeverisë së Ramës por dhe në përplasjet me Hashim Thaçin.

Ku Basha nuk denonjoi as të reagojë, qoftë dhe në mënyrë të moderuar për ti dalë në krah Berishës, i cili u “masakrua” nga presidenti i Kosovës duke i përmendur bëmat e tij.

Sali Berisha nuk ka lëvizur madje as në vilën e tij në Gjirin e Lalzit këtë fundjavë, duke qëndruar në shtëpinë e tij në Tiranë dhe duke u marrë me debatet politike apo postimin e mesazheve të “qytetarit” dixhital.

Për Berishën, muaji gusht është muaji i një “ngujimi” të përvitshëm në shtëpinë e tij në Tiranë dhe me kufizim lëvizjesh në Lalz, për shkak të paranojës së tij se në këtë muaj, Haklajt mund ta vrasin.

Pasi pikërisht në këtë muaj vjen S. Haklaj, nipi i këtij fisi për të pushuar në bregdetin shqiptar dhe megjithëse ai sa që e ka mendjen tek Sali Berisha, ish kryeministri ecën me postulatin: “frika e ruan vreshtin”./Pamfleti

Anti-Mafia Basha i “tretur” në Holandë Berisha i ‘ngujuar’ nga frika e Haklajve Gushti politik: Rama baba me kohë të plotë në Jug Meta sportist ekstrem në Veri