bashkia e Tiranës

3 Dhjetor 2018, 22:2722:27Politike
Sqaron Erion Veliaj: Ja sa pagoi Bashkia e Tiranës për Ermal Metën dhe Rita Orën - Showbiz
Showbiz11 Qershor 2018, 21:51

Sqaron Erion Veliaj: Ja sa pagoi Bashkia e Tiranës për Ermal Metën dhe Rita Orën

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë të dhënë për emisionin “Tonight” të Ilva Tares në televizionin “Ora News”.

Ndërsa foli për turizmin dhe projektet e Bashkisë së Tiranës, u ndal edhe tek dy koncertet madhështore të zhvilluara në sheshin “Skënderbej”.

I pyetur nga gazetarja se sa ka paguar Bashkia e Tiranës për Rita Orën dhe Ermal Metën, Veliaj u shpreh se nuk është shpenzuar asnjë cent, e për këtë kanë paguar privatët.

“Asnjë cent, gjithçka është paguar nga privatët, nuk do më vinte keq po të paguante edhe Bashkia, por në këtë rast të gjithë gojët e liga s’kanë çfarë të thonë. Gjithçka u pagua nga privatët”, – tha ndër të tjera Veliaj. 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz