Bujar Leskaj, bën “leckë” kryehajdutin Ilir Meta, 17 “piranja” LSI-ste të Hekurudhës, kanë zhdukur 11 milionë euro - Aktualitet
Aktualitet13 Shtator 2018, 12:44

Bujar Leskaj, bën “leckë” kryehajdutin Ilir Meta, 17 “piranja” LSI-ste të Hekurudhës, kanë zhdukur 11 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
Bujar Leskaj, bën “leckë” kryehajdutin Ilir Meta, 17

Bujar Leskaj, bënë “leckë” kryehajdutin Ilir Meta, 17 “piranja” LSI-ste të Hekurudhës, kanë zhdukur 11 milionë euro

Deri tani, shefi i KLSH ka çuar në prokurori, 234 drejtues të partisë “Morii kuq”, 37 e të cilëve kanë shkuar në pranga, ndaj krye-horri i LSI, po përdor skema mafioze, për ta zëvendësuar me “mumuthin” e korrupsionit Anastas Angjeli, të cilin e ka pasur ministër krye-hajdut në 2 kabinetet e tij

KLSH, ka zbuluar batërdinë e vërtetë, të vjedhjeve e qokave financiare me dhe pa letra zyrtare, që kanë bërë drejtuesit e partisë së Likes e Monës, dy të zhyturve “kokë e këmbë në m….” e korrupsionit, të cilët dalin e flasin për drejtësi e “duar të pastra”.

Dy ditë më parë, më 11.09.2018, KLSH ka njoftuar, se ka çuar në prokurori, 17 drejtues e zyrtarë të Hekurdhës Shqiptare e cila, prej 8 vitesh në pushtetin e PD e PS, ka qenë “çerdhe punësimi dhe moçal korrupsioni” e LSI, ndërkohë që siç dihet, në çdo institucion të komanduar nga kjo prosti-parti, janë zbuluaur miliarda lekë vjedhje.

Shefat e LSI të Hekurudhës, janë proceduar penalisht, me akuzën e faktuar për vjedhje, abuzime, falsifikime dosjesh financiare, pagesa miliona lekë pa kontrata, devijim e zhdukje fondesh, shitje materialesh të pa regjistruara në kontabilitet e deri fonde për blerje vagonësh, po që janë përdorur për shpenzime administrative. 70% pa letra.

Kanë vjedhur fondin 12.3 miliardë lekë, të caktuara nga qeveria, për subvencionin e biletave të udhëtarëve me tren, duke e përdorur për rritje pagash, dieta, blerje makinash luksi, kondiconerë, mobilje, karburante shefash, hotele, ekskursione, dreka e darka pune, sponsorime këngëtarësh që shkojnë në fushatat elektorale, në dasmat dhe datëlindje e udhëheqësve të LSI, por edhe për aktorë klloun, që bëjnë për të qeshur Ilirin e Monikën tek Vila në Lalz. 

Vetëm për 18 largime të padrejta zyrtarësh nga puna dhe zëvendësimet me militantë të LSI, familjarë e dashnore të shefave të partisë dhe piçkaxhinjve të Hekurudhës, prej 4 vitesh, vazhdojnë paguhen me vendime gjyqi, 59 milionë lekë paga mujore çdo vit, pra për 18 vende pune, paguhen 36 persona.

Shefat e LSI në Hekurudhë, nuk kanë shlyer kredinë italiane me vlerë 1, 746, 915 Euro, por e kanë përdoruar për shpenzime rritje pagash e pagesash shtesë “për punë të mirë e jashtë orarit”, për udhëtime jashtë shtetit, për pare qejfi e luksi zyrash. Këtë kredi e ka shlyer Ministria e Financave nga fondi rezervë (taksat e shqiptarëve), për të evituar kalimin në gjyq ndërkombëtar.

Dashi LSI-st në krye të Hekurudhës, ka likujduar fatura fiktive, me vlerë 142 milionë e 232 mijë lekë për “shërbim roje private”, të pa firmosura nga blerësi dhe pa përcaktuar, se në cilët objekte është kryer ky shërbim roje.

Nuk është konkretizuar, kontrata “Blerje traversa druri”, me vlerë 42 milionë e 987 mijë lekë, si dhe 3 kontrata me objekt “punime civile”, me vlerë 35 milionë e 714 mijë lekë, ndërsa në 2 tendera, fondi limit është llogaritur 2 herë më i madh se kostoja reale e tregut, me vjedhje totale 77  milionë e 890 mijë lekë.

Në katër vitet e fundit, shefi i KLSH, Bujar Leskaj, i ka bërë “leckë” kryehajdutët Ilir Meta e Monika Kryemadhi, duke çuar në prokurori 234 drejtues e zyrtarë të prosti-partiçksë “Morri i kuq LSI”, 37 e të cilëve kanë përfunduar në pranga.

Ndaj dhe krye-horri i LSI, Ilir Meta, po hakmerret me skema mafioze, për t’i bllokuar mandatin e dytë, Leskajt që e ka bërë “leckë haleje”, për të vendosur në krye të KLSH, ish-ministrin e tij, “mumuthin” e korrupsionit Anastas Angjeli, simbolin e species së kalbëzyer moralisht, që për pushtet e lekë bëhet palaço e pranon, ta përdorin si të tillë. /Pamfleti

 

 

Kryesore 17 “piranja” LSI-ste të Hekurudhës bënë “leckë” kryehajdutin Ilir Meta Bujar Leskaj kanë zhdukur 11 milionë euro