Bledjon Nallbati qëlloi me grusht deputetin Sina, Kadilli: E turpshme! Disa deputetucë duan t’i bien në sy Berishës - Politike
Politike 1 Nëntor 2023, 13:36

Bledjon Nallbati qëlloi me grusht deputetin Sina, Kadilli: E turpshme! Disa deputetucë duan t’i bien në sy Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Bledjon Nallbati qëlloi me grusht deputetin Sina, Kadilli: E turpshme! Disa

Ish-kandidati për deputet, Fatbardh Kadilli ka folur lidhur me situatën e tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës.

Kadilli tha se reagimi opozitar është qartë për të mbrojtur interesat e familjes Berisha, duke shtuar se kjo është kauza e PD dhe jo qytetarët.

“Ajo që ndodh sot në parlament nuk i bën nder opozitës. Gjithë kjo që ndodh sot në parlament nuk rezonon në shoqërinë shqiptare, është përplasje e rënduar nga zoti Berisha. Kjo nuk do të duhet të ndodhte. Opozita nuk është për të prishur ekuilibrin dhe pozicionin e institucioneve por për të përcjellë zërin e qytetarit. Nuk besoj se do të ketë sukses, i vetmi rezultat është ekspozimi në sytë e publikut. Sot po shohim përse po zihen dhe çfarë i shtyjnë këta njerëz që të bëjnë këtë veprim. Fakti që zoti Berisha edhe kapitujve të dosjeve hetimore i jepte përgjigje nga selia e PD, edhe sikur të ketë pasur elementë që nuk lidhen me Berishës është e vështirë të bindësh qytetarët që e gjithë kjo nuk bëhet për të mbrojtur Berishën”, u shpreh Kadilli.

Ai ironizoi sherrin mes deputetëve në Kuvend, i cili tha se deputeti i PS Bledjon Nallbati do të kujtohet vetëm për grushtin dhe jo si deputetët apo për ndonjë rol të tij.

“Detyrat politike duhet t’i kryejnë njerëz që kanë pasion dhe njerëz që shohin interesat e tyre. Unë shoh vetëm kalkulime të disa deputetucëve që duan t’i bien në sy Berishës, banale dhe e turpshme. Nëse politika është katandisur kështu, nuk kemi përse të ankohemi që na qeveris regjimi i Edi Ramës.

E gjithë çfarë shohim sot për Rithemelin dhe ata që u bashkëngjitën i shohim vetëm si badigardë dhe asnjë funksion tjetër. Politika nuk është arena e gladiatorëve, ata që marrin përsipër të nxjerrin fytyrën në publik duhet të kenë në agjendën e tyre vetëm qytetarët. Ne jemi shumë larg popullit. I bëjmë thirrje çdo njeriu që është rreshtuar në opozitë, kundërshtar mund të jetë kushdo, opozitë është ai që është i ndryshëm nga pushteti”, përfundoi Kadilli.

fatbardh kadilli berisha pd