FMN e BB, bllokojnë koncesionin 70 milionë euro të pompave të naftës, është pazar korruptiv i dyshes Rama-Ahmetaj - Anti-Mafia
Anti-Mafia21 Tetor 2018, 16:55

FMN e BB, bllokojnë koncesionin 70 milionë euro të pompave të naftës, është pazar korruptiv i dyshes Rama-Ahmetaj

Shkruar nga Pamfleti

FMN e BB, bllokojnë koncesionin 70 milionë euro të pompave të naftës, është pazar korruptiv i dyshes Rama-Ahmetaj

“Shpifja” e publikuar më 17 tetor 2018 në “PAMFLETI”, doli e vërtetë, mbasi BB e FMN  kanë detyruar “trimin” e koncesioneve Edi Rama  për të anuluar procedurat e koncensionit, ndërkohë që brenda muajit tetor 2018, duhet të anulojë edhe Vendimin Nr. 365, datë 20.6.2018, me të cilin ka paracaktuar fituesin “Noa Control-Shpk”, të sekserizuar nga Arben Ahmetaj

Vetëm katër ditë, pasi “PAMFLETI” denoncoi skandalin e koncesionit, për kontrollin e pompave, në pikat e shitjes së karburanteve dhe, pas diskreditimit, që iu bë ministrit Gjiknuri në “Zëri Amerikës”, në lidhje me këtë koncesion mafioz, kanë ndërhyrë Banka Botërore e FMN.

Këto dy institucione supreme, të ekonomisë e financave të Botës, kanë urdhëruar kryeministrin Edi Rama, të bllokojë urgjent koncesionin e kontrollit të pompave të karburanteve, duke e cilësuar akt korruptiv, që nuk çon të ardhura në buxhetin e shtetit, por miliarda në xhepin e tij e të bandës së tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Sipas një njoftimi zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), provohet ultimatumi që kanë dhënë BB e FMN, duke e detyruar “trimin” e koncesioneve Edi Rama, për të anuluar procedurat e nisura të këtij koncesioni, ndërkohë që ka marrë edhe urdhërin, të anulojë brenda muajit tetor 2018, VKM Nr. 365, datë 20.6.2018, publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 94, datë 25 qershor 2018, me të cilin, ka paracaktuar fituesin e këtij koncesioni, firmën “Noa Control-Shpk”, të sekserizuar nga Arben Ahmetaj.

Tenderi për këtë koncesion, sipas njoftimit zyrtar të ministrit Ahmetaj, ishte caktuar të bëhej në datën 18 tetor ora 11.00, ndërkohë që fituesin e ka shpallur, qysh në datën 20 qershor 2018, pas pazareve të bëra në zyrën e Edi Ramës, ku u inskenua vjedhja 70 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve, nëpërmjet rritjes së detyrueshme të çmimeve të karburanteve.

BB dhe FMN e kanë cilësuar këtë koncesion, “vjedhje me PPP”, gjë të cilën Rama-Ahmetaj nuk kanë mundur ta realizojnë dot dhe kanë detyruar “lavatriçen” qeveritare të pastrimit të tenderëve e koncesioneve APP, që të dalë e të njoftojë, anulimin e koncesionit në fjalë, duke lënë me “gisht në gojë” pazarxhiun Sulaj, që sipas informacionit, ka derdhur “kaparin” 30% tek xhepi i Ahmetajt.

Për të maskuar udhërin e BB e FMN, qeveria e ka justifikuar bllokimin e koncesionit, me gjoja ankimin e një firme zvicerane, lidhur “me parregullsitë e procedurës së tenderimit”, por në fakt është urdhëruar nga BB e FMN, që komandojnë ekonominë dhe financat shqiptare.

Skandalin e këtij koncesioni, që është dhënë në datën 20 qerdhor 2018 dhe tenderi do t’i bëhej fiktivisht në datën 18 tetor, “PAMFLETI” e denoncoi në datën 17 tetor 2018, ose 1 ditë para procedures, që  inskenoi ministri Arben Ahmetaj, për të bërë garë fiktive me letra false e për t’ia dhënë, 70 milionë eurot, firmës së paracaktuar “Noa Control-Shpk”./Pamfleti

 

Anti-Mafia bllokojnë koncesionin 70 milionë euro të pompave të naftës është pazar korruptiv i dyshes Rama-Ahmetaj FMN e BB