Meta i “dashuruar” me burgaxhinjtë, merr Këshilltar Ligjor në Presidencë një ish të burgosur. U dënua sepse tjetërso - Anti-Mafia
Anti-Mafia 4 Shtator 2018, 16:32

Meta i “dashuruar” me burgaxhinjtë, merr Këshilltar Ligjor në Presidencë një ish të burgosur. U dënua sepse tjetërso

Shkruar nga Pamfleti

Meta i “dashuruar” me burgaxhinjtë, merr Këshilltar Ligjor në Presidencë një ish të burgosur. U dënua sepse tjetërsoi e vodhi 79 mijë metra tokë në Spille

Ish kreu i LSI kudo që shkon merr pas të gjithë hajdutët, burgaxhinjtë e trafikantët, duke u dhënë poste të larta. Pas artikullit të “Pamfletit”, Meta largoi nga këshilltar ligjor burrin e Altina Xhoxhajt që ‘mbeti’ në Vetting për pasuri të pajustifikuar dhe emëroi hajdutin Dervishaj

 

“Pamfleti” ka shkruajtur dhe më herët se Presidenca nën kryesimin e Ilir Metës është kthyer në një “fole” që janë mbledhur të gjithë hajdutët dhe burgaxhinjtë, në shërbim të Presidentit.

Pa hyrë shumë në detaje të atyre shqetësimeve që kemi ngritur dhe më parë, ne po i rikthehemi sërish postit të Këshilltarit Ligjor të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pas disa akuzave të forta të “Pamfletit”, artikulli i fundit ka qënë më 22-23 prill të këtij viti, ndaj Presidentit se kishte këshilltar ligjor bashkëshortin e Altina Xhoxhaj, ish anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka justifikuar pasurinë e saj, Meta bëri urgjent “rrokadën”.

Kështu largoi Arben Bejkush Idrizin, bashkëjetuesin dhe më vonë bashkëshortin e Altina Xhoxhajt, i cili që nga viti 2012 dhe në vijim ka qënë këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës.

Largimin e Idrizit si këshilltar Ligjor Meta e ka bërë pikërisht më 22 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar atë as më pak dhe as më shumë por me Bledar Dervishajn.

Pra menjëherë pas artikullit të “Pamfletit”, largohet burri i Altina Xhoxhajt si këshilltar Ligjor në Presidencë dhe emërohet Bledar Dervishaj në vend të tij.

Një fakt i tillë është shënuar në faqen e Presidencës, për datën, muajin dhe vitin e emërimit të Dervishajt si këshilltar i Metës. Madje ka dhe një jetëshkrim të gjatë të tij të botuar po në faqen zyrtare të Presidencës.

Ajo që bën dallimin këtë herë është se Ilir Meta ka dalë në “habitatin” e vet, pasi ka emëruar një hajdut pronash si Këshilltar Ligjor në Presidencë. E themi këtë sepse Bledar Dervishaj ka bërë burg për tjetërsim pronash.

Gjykata e Apelit në vitin 2012, ndonëse ka ndryshuar masën e arrestit për tre nga të akuzuarit e tjetër dhe vartës të tij, për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë, ka lënë në burg ish kreun e AKKP Bledar Dervishaj.

Dhe më konkretisht, Apeli ndryshoi masën e “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Tiranës për të akuzuarit Merita Gjinali ish-topografe, Dhimitër Papa, ish-topograf dhe ish-juristin Ali Aliu, duke vendosur kështu masën “arrest shtëpie”.

Katër ish zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga posti i tyre, kanë ndryshuar destinacionin e një sipërfaqe toke prej 79 mijë metrash katrorë, e ndodhur në plazhin e Spillesë, pronë kjo që i është kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri. Në krye të tyre ishte kryetari Bledar Dervishaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ish-kreu i AKKP së Tiranës, Bledar Dervishaj dhe 4 ish-vartës të tij, u arrestuan më 11 janar 2012, pasi spostuan 79 dynymë tokë nga fshati Gosë i Kavajës në bregdetin pranë Spillesë. Toka iu kthye në letra familjes Jenisheri, e cila rezultonte jashtë skemës së mashtrimit.

Ndërkohë kthimi i 2.5 kilometrave vijë bregdetare për një familje që pronat i kishte në zonë tjetër, çuar në pranga në atë kohë ish-kreun e Hipotekës së Tiranës dhe katër zyrtarë të tjerë.

Arrestimet e kryera erdhën pas një hetimi të Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës, e cila zbuloi skemën e tjetërsimit të 79 dynymëve tokë, të spostuar nga një fshat i Kavajës në zonën bregdetare.

Gjykata e Tiranës i dha dritën jeshile operacionit policor për arrestimin e zyrtarëve, ndërsa kërkesa për gjashtë urdhër-arrestet është firmosur nga prokurori Valentin Preçi, i cili ka udhëhequr hetimet për këtë aferë.

“Prona e spostuar” quhej operacioni, në kuadër të së cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Bledar Dervishajt, 35 vjeç në atë kohë, ish-drejtor i AKKP-së së Tiranës; Ali Aliajt, 50 vjeç, ish-përgjegjës i Sektorit Juridik të AKKP-së Tiranë; Dhimitër Papës, 49 vjeç, ish-topograf në këtë zyrë, por më pas punonjës i Hipotekës; Merita Gjinalit, ish-topografe në Zyrën Rajonale të AKKP-së Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë edhe arrestimi i Niazi Ademit, topograf i licencuar, punonjës i Ujësjellësit të Durrësit, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertimit të rremë”.

Prokuroria firmosi asokohe urdhër- arrestin edhe për një tjetër person të përfshirë në këtë skemë, i cili nuk është arrestuar ende nga uniformat blu dhe që dyshohet se ka qenë “koordinatori” i aferës me 79 dynymët e tokës.

Këta zyrtarë u akuzuan në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, u kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri një pronë prej 79 dynymësh, duke e spostuar tokën e kthyer nga vendndodhja reale, fshati Gosë, në bregdetin e komunës Kryevidh të Kavajës, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte, në arë.

Dhe me gjithë këtë begraund kriminal dhe një hajdut zyrtarisht i certifikuar, Ilir Meta e merr Bledar Dervishajn këshilltar ligjor në Presidencë. Por që kohë më parë kishte qënë dhe këshilltar dhe më pas drejtor i Kabinetit të ish ministrit të Drejtësisë së LSI Ylli Manjani, dhe ndihmës ligjor më pas i Metës në Presidencë, për të mbërritur në këtë post të lartë.

Me sa duket Ilir Meta kudo që shkon tërheq pas vetes të gjithë hajdutët, burgaxhinjtë dhe trafikantët e të gjitha ngjyrave, duke u dhënë madje dhe poste të larta.

Dhe ky burgaxhiu Dervishaj do të kalojë nëpër duar të gjitha ligjet që miraton Kuvendi, do të vendosë për këto ligje nëse duhet të dekretohen apo të kthehen në Kuvend. Dhe ky hajdut i certifikuar, do të “luajë” jo juridikisht por sipas dëshirës dhe interesave të Ilir Metës./Pamfleti

 

Anti-Mafia merr Këshilltar Ligjor në Presidencë një ish të burgosur Meta i “dashuruar” me burgaxhinjtë tjetërsoi e vodhi 79 mijë metra tokë në Spille U dënua