Penelope Cruz shkëlqen me Chanel në çmimet Goya, u deshën 1260 orë punë për të krijuar një fustan të tillë - Kulture
Kulture12 Shkurt 2024, 13:49

Penelope Cruz shkëlqen me Chanel në çmimet Goya, u deshën 1260 orë punë për të krijuar një fustan të tillë

Shkruar nga Pamfleti

Penelope Cruz shkëlqen me Chanel në çmimet Goya, u deshën

Aktorja e famshme Penelope Cruz, mori pjesë në ndarjen e çmimeve Goya dhe shkëlqeu me pamjen e saj.

Kanë kaluar më shumë se tre dekada që kur Penelope u nominua për herë të parë për çmimet Goya. Falë rolit të saj në filmin e Bigas Lunës “Jamon, Jamon” në vitin 1993, në moshën 18-vjeçare, ajo hyri në hartën botërore të protagonisteve gra.

Më 10 shkurt të këtij viti, Cruz ishte sërish në eventin e rëndësishëm, jo si e nominuar, por këtë herë për të dhënë një çmim.

Penelope, tri herë fituesja e “Cabezón” tërhoqi vëmendjen me një fustan Chanel me lule. Fustani i gjatë Chanel ishte i qëndisur me trëndafila dhe luleshtrydhe në tonet e zeza, rozë dhe blu, me një fund prej tyli të zi, pjesë e koleksionit Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2023/24.

Për këtë fustan u deshën 1,260 orë punë dhe rreth 367,000 elementë për t’u krijuar.

Penelope Cruz shkëlqen me Chanel në çmimet Goya, u deshën Penelope Cruz shkëlqen me Chanel në çmimet Goya, u deshën

penelope cruz chanel cmimet goya