· Prishtine - Kosova
Kosova25 Dhjetor 2022, 12:28

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Lars-Gunnar Wigemark, shefi i EULEX’it në Kosovvë, ka treguar se ekipi mjekësor i EULEX’it të shtunën ia ka bërë një ekzamenim mjekësor Dejan Pantiqit, ish-polic serb i arrestuar.

Pantiq dyshohet ta ketë sulmuar Këshillin Zgjedhor Komunal në Veri të Kosovës.

Më pas, ai është arrestuar ku edhe i është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditësh.

Si shenjë proteste, Lista Serbe ka kërkuar nga serbët lokalë që të vendosin barrikada, të cilat vazhdojnë të bllokojnë rrugët e veriut.

E Beogradi është zhytur në propagandë, duke pretenduar se Pantiq është duke u trajtuar keq në paraburgim.

Për këtë EULEX’it ka kryer një ekzamenim mjekësor ndaj tij me kërkesë të institucioneve të Kosovës.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P., i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P., kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. E para u zhvillua një javë më parë”, shkroi Ëigemark në Twitter.

Prishtine

Kosova