Rama-Berisha-Meta kundër SHBA për ngritjen e Prokurorisë Speciale dhe dënimin e “Peshqve të mëdhenj”. Tre taksa me 1 p - Aktualitet
Aktualitet 2 Prill 2018, 20:02

Rama-Berisha-Meta kundër SHBA për ngritjen e Prokurorisë Speciale dhe dënimin e “Peshqve të mëdhenj”. Tre taksa me 1 p

Shkruar nga Pamfleti

Rama-Berisha-Meta kundër SHBA për ngritjen e Prokurorisë Speciale dhe dënimin e “Peshqve të mëdhenj”. Tre taksa me 1 prill dhe pakt për destabilizim

Për t’u mbrojtur nga zbatimin i reformës në drejtësi, përmes të cilës nëse realisht zbatohet në mënyrë rigoroze pjesa më e madhe shkojnë në burg, politika reagon në bllok.

Dhe vetëm që të mos ngrihet Prokuroria Speciale në Shqipëri (SPAK) krerët politikë shqiptarë sajojnë konflikte dhe debate thjeshtë dhe vetëm për t’iu kundërvënë projektit amerikan për zbatimin e reformës në drejtësi, ngritjes së SPAK dhe futjes në burg të “Peshqve të mëdhenj”.

Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë përmes prokurorisë speciale.

Botuesi i “Pamfleti” Gjergj Zefi ngre shqetësimin e tij për një skenar të mirëpërgatitur nga krerët politikë shqiptarë që të kundërshtohet ngritja e SPAK.

Madje dhe për debatin në Kosovë për Erdogan, një konflikt jo fort i besueshëm dhe në shërbim të politikës atje.

“Pse TVSH e biznesit të vogël, taksa e “Rrugës së Kombit” dhe rritja e taksës së pronës ishin parashikuar të tria në 1 prill?!

Çfarë lidhje kanë këto tre taksa me periudhën e ngritjes së SPAK-t?

A po kërkon politika destabilizimin e vendit për të penguar projektin amerikan?!

Po në Kosovë sa i besueshëm është konflikti me Erdogan?!

A po instalohet në rajon trekëndëshi anti-amerikan Shqipëri-Kosovë-Turqi…?!”, shtron pyetjet e tij Zefi, teksa “skanon” të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre ditëve. Ngjarje që teksa sheh pyetjet e hedhura për publikun, politikën dhe partnerët ndërkombëtarë, lënë për të kuptuar se kemi të bëjmë me një skenar të mirëpërgatitur.

Njëherësh Zefi nuk mungon të lëshojë thirrjen në drejtim të intelektualëve shqiptarë që të mos bien pre e politikës destabilizuese të treshës famëkeqe politike në Shqipëri, Rama, Berisha, Meta dhe pasuesve të tyre.

“Intelektualët shqiptarë duhet të dalin në mbrojtje të projektit amerikan dhe jo të bien pre e politikës destabilizuese Rama-Berisha- Meta..Vendi është në rrezik!”, reagon botuesi i “Pamfleti”.

Një shqetësim ky që është prezent tek të gjithë shqiptarët, teksa shohin ‘ping-pongun’ e politikanëve të të gjithë krahëve në këtë situatë dramatike për fatet e kombit. Pasi me zbatimin e reformës në drejtësi ose çlirohemi njëherë e mirë nga korrupsioni i politikës dhe zyrtarëve të lartë, ose mbetemi peng i tij por dhe pa aleatët tanë strategjikë./Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore Berisha Meta pakt për destabilizim prokuroria speciale Rama SHBA