Ditë e zezë për politikën, humbën kontrollin mbi drejtësinë - Editorial
Editorial 1 Dhjetor 2018, 11:24

Ditë e zezë për politikën, humbën kontrollin mbi drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Ditë e zezë për Berishën, Metën, Ramën, Monikën dhe Bashën, humbin përjetësisht kontrollin mbi drejtësinë, tani i pret ndëshkimi   

Pesëshja antishqiptare humbet forcën kryesore që i mban në pushtet, brenda disa muajsh do të shembet kjo klasë politike mafioze që vjedh dhe sundon Shqipërinë prej 28 vitesh, priten përplasje të forta kur të nisin arrestimet masive 

Ditë e zezë për klasën politike mafioze dhe antikombëtare shqiptare, e cila përfaqësohet nga Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, e ndjekur nga një lukuni me hajdutë profesionistë, vrasës, përdhunues dhe trafikantë. Pesëshja famëkeqe po humbet përjetësisht kontrollin mbi drejtësinë, e cila për 28 vite me radhë ka qenë arma, mbështetja dhe forca kryesore për të ruajtur sundimin dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Urdhri i Arta Markut dhe Xhezair Zaganjorit për të mbledhur të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, për zgjedhjen anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, shënon fundin e kontrollit të drejtësisë nga politika mafioze shqiptare.

Këto dy organe të rëndësishme do të ngrenë Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, të cilat do të merren me ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar.

Fakti më i rëndësishëm është se këtë herë, politikanët nuk mund të bëjnë asgjë për të ndërhyrë dhe për të vendosur ushtarët e tyre në këto organe, për t’i shpëtuar sërish ndëshkimit. Tani procesi drejtohet nga ndërkombëtarët. Për herë të parë, politika nuk mund të fusë hundët në sistem. Parlamenti nuk mund të bëjë asgjë për të shpëtuar kokat e krimit dhe korrupsionit. Politikanët e korruptuar thjeshtë duhet të presin kur t’u vijë ndëshkimi fatal.

Brenda disa muajsh kjo klasë politike do të marrë goditjen e parë fatale nga drejtësia. Të gjitha partitë, të cilat funksionojnë si banda grabitëse, do të bëhen bashkë për t’u mbrojtur dhe për të sulmuar drejtësinë kur të nisin arrestimet masive.

Nga ana tjetër, drejtësia e pavarur do të mbështetet nga shumica e shqiptarëve, SHBA-ve dhe BE. Ndërkombëtarët pritet të nxisin edhe protesta të shqiptarëve për të mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK-ut që do të arrestojnë politikanët. Vetë politikanët do të angazhojnë hajdutët e tyre dhe paratë e korrupsionit për të sulmuar SPAK-un. Disa pritet të arratisen si Gruevski. Disa të tjerë do të hidhen në kundërsulm. Gjithsesi, fati i kësaj politike mafioze tashmë është vendosur./Pamfleti

codramol
smile

Editorial Ditë e zezë për Berishën humbin përjetësisht kontrollin mbi drejtësinë Metën Monikën dhe Bashën Ramën tani i pret ndëshkimi

Editorial