“Ndihmë”, djali kërkon ndërhyrjen e policisë, arrestohet shqiptari - Bota
Bota 9 Nëntor 2018, 15:10

“Ndihmë”, djali kërkon ndërhyrjen e policisë, arrestohet shqiptari

Shkruar nga Pamfleti
“Ndihmë”, djali kërkon ndërhyrjen e policisë,

“Ndihmë”, djali kërkon ndërhyrjen e policisë, arrestohet shqiptari

Karabinierët kanë arrestuar në Milano një 44-vjeçar me origjinë shqiptare pas dhunës së vazhdueshme ndaj bashkëshortes. E ofendonte, kërcënonte dhe e dhunonte vazhdimisht në prani të djalit 13-vjeçar. Siç shkruajnë mediat italiane ka qenë fillimisht 55-vjeçarja ajo që ka telefonuar 112 duke i zbuluar se ishte rrahur nga bashkëshorti, nën efektin e kokainën në apartamentin e tij në piazza Insubria.

Në vend kanë ndërhyrë ushtarakët e Porta Monforte, të cilën e kanë gjetur gruan e tij të mbuluar me plagë, buzë të thara së bashku me djalin e saj, ndërsa burri ishte zhdukur prej kohësh. Dhuna përsëritej gjatë viteve, aq sa shqiptari ishte arrestuar në vitin 2008, teksa e kërcënonte për keqtrajtim, edhe në vitin 2014, 2015, 2016 ndërsa hera e fundit ishte gjatë tetorit të kaluar.

Duke mos gjetur në banesë 44-vjeçarin, karabinierët janë larguar duke u rikthyer më vonë rreth orës 21:30, këtë herë të njoftuar nga djali i vogël, i cili shpjegonte që babi kishte hyrë në banesë dhe kishte filluar të dhunonte bashkëshorten e tij.

Uniformat blu kanë arritur në banesë duke surprizuar  burrin, i cili po kërcënonte gruan e terrorizuar. Madje edhe në prani të policisë, burri ka vazhduar të ofendojë gruan deri në momentin e vendosjes së prangave.

Bota “Ndihmë” arrestohet shqiptari djali kërkon ndërhyrjen e policisë