E shkuara e errët e “mikut” të Lulzim Bashës/ Nga trafikimi i fëmijëve te flirti me Putin, njihuni me njeriun e - Aktualitet
Aktualitet19 Prill 2018, 17:08

E shkuara e errët e “mikut” të Lulzim Bashës/ Nga trafikimi i fëmijëve te flirti me Putin, njihuni me njeriun e

Shkruar nga Pamfleti
E shkuara e errët e “mikut” të Lulzim Bashës/ Nga

E shkuara e tij e errët përfshin një skandal të trafikimit të fëmijëve nga lindja në Gjermani, një flirt të dyshimtë me Putin dhe preferenca selektive pro-serbe në Ballkan. Njeriu që shihni në foto quhet Gunter Krishbaum dhe ai është personi që do të lobojë gjatë dy muajve të ardhshëm në nivelet më të larta europiane për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Krishbaum, një deputet i CDU në Gjermani, një person me të shkuar problematike që përfshin edhe një skandal të përfshirjes në një aferë të trafikimit të fëmijëve nga vendet e lindjes në Europë (lexo më poshtë), do ta bëjë këtë jo i shtyrë nga urrejtja, por nga pagesat që përfiton prej Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Një figurë e afërt e Bashës gjatë tre viteve të fundit, Krishbaum vizitoi vitin e shkuar edhe çadrën e protestës, nga ku mbajti një fjalim, edhe këtë herë si një këshilltar i paguar i liderit të opozitës. Por, kush është Krishbaum? Një figurë me ndikim në politikën europiane, ai njihet për preferencat e tij selektive, duke mbështetur integrimin e Serbisë në rajon, por jo atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pak kohë më parë, Krishbaum u vendos në qendër të një skandali politik, kur vizitoi Kievin si pjesë e një delegacioni gjerman, por kërkoi pavarësisht pushtimit të Krimesë, një kompromis me Rusinë, pa të cilën tha ai, “nuk mund të ketë zgjidhje të problemit”.

Aq e qartë është preferenca pro-Putin e Krishbaum, sa një deklaratë të dhënë në “Deutsche Welle” në rusisht, e më pas të publikuar në mediat ruse, ai përpiqej të qetësonte Kremlinin duke thënë se “interesi i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor nuk synon të reduktojë influencën ruse në këtë zonë”.

Sipas burimeve të siguruar në motorë të kërkimit, burime të cilat Ekskluzive.al nuk është në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur, kjo preferencë pro-ruse mund të jetë gjenetike në familjen Krishbaum, pasi një paraardhës i largët, Vilhelm Krishbaum, një ish-funksionar i Gestapos gjatë Luftës së Dytë Botërore, ngriti një prej rrjeteve më të sofistikuar të spiunazhit të KGB-së në Gjermani në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Ajo që mund të verifikohet lehtësisht, është ama preference e tij për Serbinë, për të cilën ai shprehet se duhet të integrohet një orë e më parë, ndërsa në rastin e Shqipërisë, ndonëse ndodhemi në të njëjtin stad të bisedimeve, ai shprehet se “rekomandimi i Komisionit nuk është i mjaftueshëm”.

Qëndrimet kontradiktore të Krishbaum nuk janë diçka e re. “The Sun” raporton se ai konsideron komisionerin Juncker si “një prej njerëzve më të urryer në Europë”, ndërsa pak kohë më pas fitoi edhe urretjen e britanikëve, kur ndërhyri në punët e brendshme, me sugjerimin se Skocia duhet të kërkojë pavarësinë pas Brexit.

Megjithatë, lista e kontradiktave rreth 54-vjeçarit, nga politika në jetën e tij private, vetëm sa forcohet. Babai i tre fëmijëve la gruan e tij të një jete në vitin 2010, për t’u lidhur me sekretaren rumune shumë vite më të re, të quajtur Oana Paraschiva Harvalia, me të cilën u martua një vit më vonë në një ceremoni luksoze në vendin e tij të lindjes.

Megjithatë, falë gruas së tij të re me profesion juriste, Krishbaum lidhet në një skandal me përmasa të frikshme, të raportuar nga e përditshmja më e madhe në Rumani, “Coatidanul”. Oana është drejtoreshë e një fondacioni, që duke shfrytëzuar lidhjet politike të të shoqit, është profilizuar në birësimin e fëmijëve jetimë rumunë nga prindër gjermanë.

Një aktivitet fitimprurës ky për të, i cili sipas gazetës ka vazhduar në mënyrë ilegale, ndonëse Rumania nxorri një ligj që e pengonte adoptimin e fëmijëve të vegjël jashtë kufinjve të vendit, nga të frika se një pjesë e tyre mund të përdoreshin për t’u shfrytëzuar seksualisht në vendet e Bashkimit Europian./Botuar nga ekskluzive.al.

Forum