ekonomia shqiptare

PRAG FALIMENTI: Euro nuk ndalet, ekonomia shqiptare në rënie të lirë, qeveria me “duart në kokë” - Anti-Mafia
Anti-Mafia26 Dhjetor 2018, 14:14

PRAG FALIMENTI: Euro nuk ndalet, ekonomia shqiptare në rënie të lirë, qeveria me “duart në kokë”

Shkruar nga Pamfleti

PRAG FALIMENTI: Euro nuk ndalet, ekonomia shqiptare në rënie të lirë, qeveria me “duart në kokë”

Biznesi eksportues shkon drejt falimentimit për shkak të politikave të gabuara dhe mijra punonjës dalin pa punë. Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar “Pamfleti” muaj më parë dhe në vijimësi: Edi Rama, Genti Sejko e Arben Ahmetaj ia arritën të shkatërronin tregun monetar në Shqipëri dhe për pasojë çoi drejt falimentit biznesin shqiptar dhe në fund të herës dhe vetë shtetin shqiptar, duke rrezikuar precedentin grek të falimentimit. Mashtrimi me rënien e euros dhe forcimin e lekut, mbi bazën e të cilit janë bërë përllogaritjet e rritjes ekonomike, uljes së borxhit dhe punësimit, pasqyra fiktive këto të dërguar në Bruksel për të thithur borxhe të reja për fasada dhe fushatën zgjedhore, dhanë goditjen e parë tek fasonët, me 150 mijë të papunë, dhe 500 mijë që varen nga ata  pa bukë

Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar “Pamfleti” muaj më parë dhe në vijimësi: Edi Rama, Genti Sejko dhe Arben Ahmetaj ia arritën të shkatërronin tregun monetar në Shqipëri dhe për pasojë çoi drejt falimentit biznesin shqiptar dhe në fund të herës dhe vetë shtetin shqiptar.

Njëherësh rrezikohet që të përsëritet dhe kriza financiare dhe falimenti grek i para disa viteve, që nxori vetë Greqinë në ankand dhe u deshëm 10 vite ndihme nga Bashkimi Europian e shtrëngim rripi për të shpëtuar.

Kryeministri piktor, “vemja” Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe “Tigri” i Financave shqiptare, kanë një vit që kanë punuar fort për prishjen e ekuilibrave financiare në Shqipëri, përmes stimulimit të rënies së euros dhe forcimit të lekut, vetëm që të tregojnë bë BE se ka rritje ekonomike dhe ulje të borxhit të jashtëm në vend.

Përmes bërjes së të gjitha llogarive financiare mbi bazën e lekut të forcuar në kurriz të euros së rënë fiktivisht, Rama, Sejko dhe Ahmetaj krijuan kushtet e tilla që në Bruksel të shkojnë pasqyra financiare të rreme, me rritje ekonomike, ulje borxhi dhe elementë të tjerë.

Të gjitha këto rezultate fiktive shërbejnë si bazë më pas për marrjen e borxheve të reja dhe përdorimin e tyre për fushatën e ardhshme elektorale dhe për të bërë fasada dhe aspak investime.

Dhe maskarallëqet e treshes Kryeministër-Guvernator i BSH-Ministër Finance dhanë rezultatin e parë: Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve e Këpucëve njofton se bizneset që punojnë me material të porositësit dhe eksportues nga zhvlerësimi i euros po shkojnë në falimentim.

Dhe shkaktarët kryesorë për këtë situatë përtej normales është qeveria shqiptare, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe politikat e saj mashtruese ndaj BE përmes zhvleftësimit drastik të monedhës europiane, Euro, e rënë në nivelet më të papara që nga viti 2008.

Gjatë 11 mujorit të fundit monedha euro është zhvlerësuar me 11 lekë për euro ose 8.2 %, trend ky që pason një zhvlerësim prej 13% të euros kundrejt lekut shqiptar gjatë dy viteve të fundit. Kjo ka çuar në dobësimin deri edhe rrënimin e bizneseve eksportuese. Bizneset eksportuese në Shqipëri mbajnë peshën më të rëndë socio-ekonomike duke punësuar atë kategori të fuqisë punëtore më pak të specializuar.

Me pak fjalë pjesa më në nevojë e shoqërisë shqiptare e ka të lidhur ekzistencën me këtë kategori biznesesh, e cila nuk është aspak e vogël por përbën përqindjen më të madhe të të gjithë të punësuarve në Shqipëri dhe që përkthehet në afër 150 mijë të punësuar e rreth 500 mijë shqiptarë që mbajnë frymën me këtë punësim.

“I bëjmë apel Bankës Qendrore të Shqipërisë, Qeverisë Shqiptare e Ministrisë së Financave që të ndërhyjnë sa më shpejt për rifituar pozitat e ekonomisë formale kundrejt ekonomisë informale.

Shteti Shqiptar duhet të zgjedhë të mbështesë atë çfarë është e drejtë, e ndershme dhe në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit. Pozicionimi i Bankës së Shqipërisë ndaj kursit të këmbimit të euros më lekun e pasqyron më së miri këtë vullnet.

Në kuadrin e këtij debati të panevojshëm ne kërkojmë dialog urgjent me instancat përkatëse për ti dhënë zgjidhje këtij problemi madhor dhe të tjera problemeve që bizneset tona hasin përditë”, është thirrja që kryesia e prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve i bën qeverisë dhe BSH.

Falimentimi i biznesit tashmë është në prag, dhe një “dhuratë” të tillë për shqiptarët e kanë bërë kryeministri Edi Rama, ministri i Financave e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, vetëm e vetëm për të përfituar personalisht./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia ekonomia shqiptare në rënie të lirë Euro nuk ndalet PRAG FALIMENTI qeveria me “duart në kokë”