Kombëtarja e femrave merr pikën e parë në eliminatoret e Botërorit, barazon me Poloninë - Sport
Sport 6 Prill 2018, 19:24

Kombëtarja e femrave merr pikën e parë në eliminatoret e Botërorit, barazon me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja e femrave merr pikën e parë në eliminatoret e

Kombëtarja e femrave merr pikën e parë në eliminatoret e Botërorit, barazon me Poloninë

Pas pesë humbjesh radhazi, përfaqësuesja e femrave në futboll arrin më në fund rezultatin e parë pozitiv, duke barazuar në transfertë ndaj Polonisë me rezultatin 1-1. Ishte një ditë pozitive kjo për ekipin kuqezi të femrave, për më tepër që rezultati pozitiv u arrit në një ndeshje në transfertë dhe ndaj një kundërshtari që mb an vendin e dytë në grup. Sa i takon ndeshjes, polaket kanë shënuar që në minutën e 2-të me anë të Katarzinës duke dhënë përshtypjen e një goleade, ndërkohë që në pjesën e mbetur të lojës, skuadra jonë ka ditur të mbrohet mirë.

Në pjesën e dytë, ka qenë Morina ajo e cila ka shënuar golin e barazimit në minutën e 74, duke vulosur edhe takimin pasi në minutat në vazhdim nuk kishte më gola. Polonia renditet në vendin e dytë me 7 pikë pas 4 ndeshjes, ndërkohë që Shqipëria është e fundit me vetëm 1 pikë pas 6 ndeshjesh. Ndeshja e radhës e vajzave kuqezi do të luhet në datën 10 prill në “Elbasan Arena” përballë Bjellorusisë dhe hyrja në stadium do të jetë falas. Kualifikimi i Shqipërisë deri në këtë raund, është një kualifikim historik pasi arrin për herë të parë. Kujtojmë që në raundin e parë, Kombëtarja jonë ka mundur të renditet e para në grupin ku kishte Greqinë, Kosovën dhe Maltën. Pra rezultati i djeshëm duhet parë si progress nga ana e femrave të Kombëtares, pavarësisht se mbetemi në vend të fundit në grupin e dytë eliminator me vetëm një pikë. /Pamfleti Sport

Sport