Anastas Angjeli, në KPD e PS, në dhjetor 2001: Fatos Nano më ka sharë nga nëna, ai është hajdut, bixhozxhi dhe pijanec - Aktualitet
Aktualitet13 Shtator 2018, 21:31

Anastas Angjeli, në KPD e PS, në dhjetor 2001: Fatos Nano më ka sharë nga nëna, ai është hajdut, bixhozxhi dhe pijanec

Shkruar nga Pamfleti
Anastas Angjeli, në KPD e PS, në dhjetor 2001: Fatos Nano më ka

Anastas Angjeli, në KPD e PS, në dhjetor 2001: Fatos Nano më ka sharë nga nëna, ai është hajdut, bixhozxhi dhe pijanec

Ja një pjesë, nga fjalimi i Cacit, në komedinë e KPD socialiste kur përzunë nga PS, kryehajdutin Ilir Meta, ku “i pastri Angjeli” ish-spiun sigurimi,  shanë Fatos Nanon, që e bëri deputet e ministër, i dha licencën për të ngritur depozitat greke të mafies së naftës në Portin e Durrësit dhe e la, të bënte korrupsion pa doganë me bananaet e deri me pamapersat e azileve të pleqve

 ANASTAS ANGJELI: “Zanafilla e sulmeve dhe shpifjeve të Fatos Nanos dhe atyre që e rrethojnë atë, fillon në fillimet dhe gjatë vitit 1999, pas dështimit të tij në shtator të vitit 1998 me turp në qeverisje për të disatën herë si kryeministër dhe arratisjen e tij jashtë kufijve të Shqipërisë, në Maqedoni.

Dëmi që ky veprim i shkaktoi institucioneve të shtetit, ekonomisë së vendit, ishte shumë i madh. Të gjithë presin që shkaktarët e kësaj katrahure të japin llogari dhe të përgjigjen. Edhe unë kam qenë anëtar i Qeverisë, por unë ndenja në krye të detyrës gjatë gjithë kohës dhe mbrojta institucionin tim”.

Qofsha i gabuar, por zërat në atë kohë thoshin se artikujt shkruheshin e kombinoheshin nga njerëz të Fatos Nanos, së bashku me zonjën Cea, bile ndonjëherë titujt jepeshin me telefon e nga jashtë shtetit ku ndodhej Fatos Nano.

Kjo pasi kishte lënë në kazinonë e Atlantik City, shuma të mëdha në USD. Ky sulm që vazhdoi për gati dy muaj, pati një fund të jo të suksesshëm për zotin Nano, për një grup njerëzish që e rrethonin dhe për vetë zonjën Cea”.

Një fazë tjetër e denigrimit nga ana e Fatos Nanos është tallja, që ai bëri me nënën time, me një fjalë më ka sharë nga nëna”.

(Nga fjala e Anastas Mihal Angjelit, në mbledhjen e KPD të PS-Dhjetor 2001)

Histori ai është hajdut Anastas Angjeli bixhozxhi dhe pijanec Fatos Nano më ka sharë nga nëna në dhjetor 2001 në KPD e PS