Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe - Aktualitet
Aktualitet 8 Shkurt 2022, 16:58

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Fatos Tushes, duke lënë ish-kryebashkiakun e Lushnjës dhe vartësit e tij në burg.

Kujtojmë se më 28 korrik të vitit të kaluar, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Tushen, i cili u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.

Megjithatë, ish-kryebashkiaku bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për liri. Mësohet se, Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim: Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati, kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të GJKKO-së.

Kjo nuk është hera e parë që Tushe kërkon lirinë. Më herët ai kërkoi lirinë edhe nga GJKKO, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, por kërkesat e njëpasnjëshme u refuzuan.

Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë akuzohen nga SPAK për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.


smile

Aktualitet Fatos Tushe Gjykata e Lartë ish-kryebashkiaku i Lushnjes