Frank-Walter Steinmeier

Rama takim me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier: Të çojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve! - Politike
Politike11 Prill 2022, 16:41

Rama takim me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier: Të çojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve!

Shkruar nga Pamfleti
Rama takim me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier: Të

Rama takim me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier: Të çojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve!

Në vijim të vizitës dy-ditore në Berlin, kreu i qeverisë Edi Rama është takuar me Presidentin Federal të Gjermanisë,  Frank Walter Steinmeier.

Përmes një njoftimi zyra e shtypit të Kryeministrisë bën me dije se Rama dhe Steinmeier kanë zhvilluar fillimisht një takim “kokë më kokë” në Presidencën Federale, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm. Bashkëbiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.

Biseda u përqendrua në integrimin evropian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më të fundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prej temave kryesore të bisedës.

Politike presidenti gjerman Rama rama vizite zyrtare ne berlin