“Agai” i sindikatës Taf Koleci shëtit gjithë botën, minatorët, naftëtarët e metalurgët, gërmojnë e vriten për b - Anti-Mafia
Anti-Mafia 6 Gusht 2018, 16:47

 “Agai” i sindikatës Taf Koleci shëtit gjithë botën, minatorët, naftëtarët e metalurgët, gërmojnë e vriten për b

Shkruar nga Pamfleti

 “Agai” i sindikatës Taf Koleci shëtit gjithë botën, minatorët, naftëtarët e metalurgët, gërmojnë e vriten për bukën e gojës

 Treshja “VIP” që ka marë peng Konfederatën Sindikale

Nuk është vetëm krye-boshibozuku i Konfederatës Sindikale Kol Nikollaj, që prej 20 vitesh me dy “këmborë sindikate në qafë”, po bënë pasuri e orgji, me milionat e pronave (do publikojmë kontratat e qirave).

“Bashkë-fluturues” me Kolën, në avionet që i çojnë nëpër botën e “magjisë së qejfeve” me lekët e pazareve mbi vuajtjet dhe fatkeqësitë e minatoëve, naftëtarëve, metalurgëve dhe punonjësve të tjerë të shërbimeve publike, private e të industrisë shqiptare, janë edhe dy zëvendës-adjutantët e e tij, Taf Koleci e Anisa Subashi, rë cilët kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë nga qielli e nga toka, më shumë se Kryeministri e Ministri Jashtëm Shqiptar, por edhe se zyrtarët e BE, OKB e NATO-s.

Pagasat e shumta të udhëtimeve e frekuentimit të pianos dhe “ca gjërave” të tjera në vendet ku shkojnë, tejkalojnë dhe fuqinë financiare, të sponsorit të tyre ilegal Samir Mane e të disa turqëve koncesinarë të bakrit, skrapit, të shefave të KESH, OSHEE, HEC-ve dhe çelikut, por ja që punëtorët dhe drejtësia, i kanë lënë të lirë Kolën dhe firmaxhinjtë e tij, të bëjnë qejf me milionat e Samir Manes, të donacioneve vendase e të huaja, të qirave të pasurive të sindikatës dhe të kuotave të fakirëve anëtarë sindikate, të vazhdojnë i bësojnë e t’u shkojnë akoma prapa, këtyre delenxhinjve.

Siç ju kemi para-njoftuar, sot po vazhdojmë me publikimin skedës së udhëtimeve me avion, makina e me “Çarter”, të prapa-vajtësit të Kol Nikollës.

Ju punëtorët që gërmoni, shfrytëzoheni si skllevër, plagoseni e vriteni për bukën e gojës, në kushte pune mizerje e të pasigurta, patjetër që doni të dini, se në cilat shtete dhe sa herë ka shkuar Taf Koleci, që tund “këmborën” si President, Sekretar i Përgjithëm dhe avokat i Federatës Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, ku bëjnë pjesë organizatat Sindikale të Elektro-Energjitikës, Industrisë minerare dhe metalurgjisë… (Neser, do publikojmë udhëtimet jashtë shtetit, të sekretare-këshilltare-zvendëses së Kol Nikollës)./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Anti-Mafia “Agai” i sindikatës Taf Koleci shëtit gjithë botën gërmojnë e vriten për bukën e gojës minatorët naftëtarët e metalurgët