Gjergj Zefi

Dritan Zagani kërcënon editorin e “Pamfletit”. Gjergj Zefi: Falangat e krimit, zaganët e zagarët e mafies që i fshihen - Anti-Mafia
Anti-Mafia10 Maj 2018, 19:11

Dritan Zagani kërcënon editorin e “Pamfletit”. Gjergj Zefi: Falangat e krimit, zaganët e zagarët e mafies që i fshihen

Shkruar nga Pamfleti

Dritan Zagani kërcënon editorin e “Pamfletit”. Gjergj Zefi: Falangat e krimit, zaganët e zagarët e mafies që i fshihen drejtësisë s’më intimidojnë

Dritan Zagani, ish shefi i antidrogës së Vlorës dhe kamikazi i mafies së drogës të Sali Berishës kërcënon me jetë editorin e “Pamfletit” Gjergj Zefi.

Që nga Zvicra ku ai i fshihet drejtësisë shqiptare për të gjitha krimet dhe trafiqet që ka bërë, bën dhe një krim tjetër, kërcënon drejtuesin e një mediaje të lirë në atdheun e vet.

Zagani e ka marrë Zefin në telefon dhe përmes numrit telefonik zviceran 0041 77 986 05 52, i ka komunikuar kërcënimin në adresë të tij dhe të familjes së editorit.

I menjëhershëm ka dhe qënë reagimi i Zefit, i cili shprehet se nuk intimidohet dhe as trembet nga njerëzit e mafies së drogës dhe se do të vijojë me të njejtin intensitet luftën kundër të keqes në Shqipëri. Duke i shërbyer familjes dhe vendit deri në shkatërrimin e bandave kriminale në Shqipëri

“I pështyj kërcënimet që më vijnë nga falangat e krimit, nuk më intimidojnë as Zaganët e as Zagarët e mafies së drogës që i fshihen drejtësisë.

Unë jam në krye të detyrës sime për të shkatërruar strukturat kriminale ordinere dhe politike në këtë vend. Nuk më tremb asgjë. Nuk më trembin kërcënimet që më vijnë as majtas e as djathtas. Nuk më trembin kulçedrat e krimit e jo më minjtë si Zagani që fshihen rrugëve të Zvicrrës.

Unë jam këtu non stop, 24/24 për t’i shërbyer familjes time, Shqipërisë dhe Amerikës..

Çdo përpjekje e juaja për të më ndalur në rrugën time nuk është gjë tjetër veçse një impuls më i madh kundër metastazave kriminale të kastës suaj mafioze…

Unë as tërhiqem, as largohem, as kërkoj strehim politik, Shqipëria është vendi im…”, reagon Zefi.

Dritan Zagani është njeriu që në emër të Berishës ka bërë gjithë trafikun e drogës së Lazaratit me Italinë, deri në momentin kur filloi të futej mes bandave për të marrë monopolin e kultivimit dhe trafikut të drogës.

Për këtë shërbim Sali Berisha i dha tre shtëpi në Vlorë, në Fier dhe tokë në bregdetin e Orikumit, me vendim qeverie. Pavarësisht se është nga veriu, Dritan Zagani është bërë me shtëpi dhe toka në jug të vendit./Pamfleti.com

codramol
smile

Anti-Mafia Dritan Zagani Gjergj Zefi