Gjyqi në Hagë, ulet dënimi për Gucatin dhe Haradinajn - Kosova
Kosova 2 Shkurt 2023, 15:33

Gjyqi në Hagë, ulet dënimi për Gucatin dhe Haradinajn

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Hagë, ulet dënimi për Gucatin dhe Haradinajn

Gjykata e Apelit në Hagë, ka vendosur të ulë me tre muaj dënimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haraidnajt.

Gucati e Haradinaj në shkallën e parë më 18 maj 2022, u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Lë në fuqi me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos verdiktin e fajësisë së zotit Gucati dhe Haradinaj për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë sipas  pikës 1 të akuzës. Anulon vendimin e njësuar prej 4 vjet e gjysmë burgim për zotin Gucati dhe zotin Haradinaj dhe cakton, me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos, një dënim të njësuar me 4 vjet e tre muaj burgim për zotin Gucati dhe 4 vjet e tre muaj për zotin Haradinaj duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Lë në fuqi dënimin shtesë për zotin Gucati dhe Haradinaj me një gjobë prej 100 eurosh. Vendos që ky aktgjykim të zbaothet me një efekt të menjëhershëm. Urdhëron që në pajtim me nenin 50 paragrafi 1 dhe rregullën 166, zoti Gucati dhe Haradinaj të mbesin në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tyre në shtetin ku do të vuajnë dënimin”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Prishtine Gucati Hagë Haradinaj UCK