Vrasja e Devi Kasmit, greku i dyshuar si vrasës me pagesë nuk paraqitet në gjyq: Më rrezikohet jeta - Kronike
Kronike 8 Nëntor 2018, 07:46

Vrasja e Devi Kasmit, greku i dyshuar si vrasës me pagesë nuk paraqitet në gjyq: Më rrezikohet jeta

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Devi Kasmit, greku i dyshuar si vrasës me pagesë nuk

Vrasja e Devi Kasmit, greku i dyshuar si vrasës me pagesë nuk paraqitet në gjyq: Më rrezikohet jeta

Ditën e djeshme kur pritej të mbahej seanca e apelimit të masës së sigurisë ndaj Efthtimious Efthimiou, 41 vjeçarit, grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, ai nëpërmjet një deklarate i ka shprehur gjykatës së ndihej i kërcënuar për jetën. Efthimiou nuk u paraqit në seancën e djeshme që do mbahej ndaj tij gjë që çoi shtyrjen e saj. Greku i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në kryeqytet në zonën e kinostudios, pretendon se është këcënuar me jetë në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit. Pas kërkesës së 41-vjeçarit, i dyshuar si vrasës me pagesë për shfuqizimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, ndaj grekut, gjykata kishte vendosur shqyrtimin e kërkesës ditën e djeshme.

Por kjo seancë dështoi, pasi shtetasi grek nëpërmjet një letre drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda i shprehte se ndihej i kërcënuar dhe me gjithë dëshirën e tij të madhe për të marrë pjesë në këtë seancë, nuk mundej të të ishte prezent pasi i rrezikohej jeta. “Kam marrë dijeni për datën dhe orën e seancës që do të zhvillohet ndaj meje, ndaj bëj me dije gjykatën se e kam të pamundur të jem i pranishëm në këtë seancë. I nderuar kryetarë i trupit gjykues dua të jem dhe të marrë pjesë në seancë, por nuk dua të transportohem drejt kryeqytetit se ndihem i pasigurt për jetën time”, thuhej në letrën drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda nga i dyshuari si ekzekutor i Devi Kasmit. I njëjti pretendim është pohuar në sallën e gjyqit edhe nga avokati i tij mbrojtës, Saimir Vishaj, i cili i ka thënë gjykatës se klienti i tij ka marrë kërcënime, por pa dhënë detaje për llojin e tyre.

Por duket se Efthimious i druhet më tepër nga qëndrimi një natë në 313, ku sillen 24 orë para gjyqit të paraburgosurit që mbahen jashtë Tiranës. Për këtë shkak, Krimet e Rënda shtynë seancën për të enjten në orën 14:00, duke i dhënë mundësinë Policisë së Burgjeve të bëjë shoqërimin Efthiumius dhe kthimin e tij brenda ditës në Bradashesh. 41-vjeçari grek, Efthimious Efthimiou, është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. Nga momenti i arrestimit dhe në vijimësi ai ka këmbëngulur në pafajësi duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri në janar 2018 ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Dyshimet, greku u pagua 25 mijë euro për vrasjen e Kasmit

Ish-efektivi i Policisë greke, Efthymiou Efthymious, ndaj të cilit rëndon akuza si ekzekutues i Devi Kasmit, dyshohet se është paguar për ekzekutimin e 40-vjeçarit, rreth 25 mijë euro. Kujtojmë se në momentin e arrestimit në banesën ku qëndronte shtetasi grek, u gjet një sasi eurosh dhe lekësh, të cilat bashkë kapnin shifrën e 25 mijë eurove. Kjo ka ngritur dyshime se greku është paguar në këtë shumë nga porositësit e vrasjes për të kryer atentatin ndaj Devi Kasmit. Efthtimious Efthimiou, kishte hyrë në vendin tonë rreth 2 javë përpara atentatit dhe se ai e ndoqi Kasmit gjatë gjithë kësaj periudhe, ku në një rast dhe ishte ballafaquar me të vetëm 3-4 ditë përpara atentatit. Vetë 41- vjeçari grek, që nga momenti i arrestimit i ka mohuar akuzat për vrasjen duke pretenduar se në Shqipëri kishte ardhur vetëm si turist. Mirëpo, hyrja e tij në Shqipëri nuk figuron të jetë regjistruar në sistemin TIMS, çka ngre dyshime se greku ka hyrë si klandestin në Shqipëri, raporton SOT. Kjo ka bërë që dëshmia e tij të rrëzohet dhe të mos merret si bazë për ndryshim mase. Nga ana tjetër, si provë tjetër të rëndësishme, grupi hetimor ka edhe veshjet që ai dyshohet se ka përdorur natën e krimit, pistoletën tip “Glock” si dhe disa pamje filmike para dhe gjatë atentatit. Për atentatin ndaj Devi Kasmit janë arrestuar dhe shtetasit Elton Halipaj, Malvin Dimellari dhe Elton Hoxhallari. Ndërkohë, si organizatori i vrasjes së 41-vjeçarit është shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari.

Kronike greku i dyshuar si vrasës me pagesë nuk paraqitet në gjyq: Më rrezikohet jeta Vrasja e Devi Kasmit