Dosja kriminale e kompanive celulare, e para në dorën e SPAK. “Albtelecom”, hetim prioritar - Anti-Mafia
Anti-Mafia 5 Dhjetor 2018, 19:47

Dosja kriminale e kompanive celulare, e para në dorën e SPAK. “Albtelecom”, hetim prioritar

Shkruar nga Pamfleti

Dosja kriminale e kompanive celulare, e para në dorën e SPAK. “Albtelecom”, hetim prioritar

Përpos dosjeve të politikanëve të lartë që kanë rrjepur vendin në këto 28 vite, duke filluar me Berishën, Metën, Ramën, janë në radhën e parë dhe klientela që ka mbështetur krimin politik dhe më gjërë, duke shërbyer si “lubrifikantë” të tyre. Gjithë këto maskarallëqe të lidhjes së politikës me këtë kompani celulare, që si kompensim për lehtësirat e krijuara ka sponsorizuar politikën kriminale tash mbi 20 vite, do jenë objekt hetimi i SPAK. E para në listë është “Albtelecom”, e cila ka të ngërthyer brenda saj të shkuarën e qeverisjes kriminale të Berishës, të tashmën e qeverisjes korruptive të Ramës përmes Zelës dhe vëllait të Erion Veliajt. SPAK me shpresën tek drejtësia, SHBA dhe Zoti do t’i çojë para drejtësisë tërë këtë “aliazh” kriminal

Ngritja e SPAK dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit është çështje javësh tashmë, pasi është shtruar “shina” për startimin e saj, sepse KLP dhe KLGJ konstituohen brenda dhjetorit.

Ndërkohë që pritet të zgjidhet për një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë ripërtëritje dhe Prokurori i ri i Përgjithshëm, i cili do të ketë sipas ligjit, rolin e tij në funksionimin e organit të akuzës.

Dhe menjëherë sapo të startojë SPAK nga puna, i ka gati dosjet e para të cilët do të marrë në shqyrtim për t’i hetuar dhe dërguar para drejtësisë abuzuesit me pushtetin, veprat kriminale dhe trafiqet e ndryshme.

Përpos dosjeve të politikanëve të lartë që kanë rrjepur vendin në këto 28 vite, duke filluar me Berishën, Metën, Ramën e vazhduar me mbështetësit e tyre, janë në radhën e parë dhe klientela që ka mbështetur krimin politik dhe më gjërë, duke shërbyer si “lubrifikante” të tyre.

Bëhet fjalë për veprimtarinë kriminale dhe abuzuese në kurriz të qytetarëve dhe në mbështetje të politikës e zyrtarëve të korruptuar, të kompanive celulare në Shqipëri, të cilat janë kthyer në një sponsorizuese e zyrtarëve të lartë dhe mediave të korruptuara, si dhe në gjovënëse ndaj qytetarëve.

Pikërisht dosja e rëndë e vjedhjeve dhe e veprimtarisë kriminale të këtyre kompanive celulare në Shqipëri, do të jetë ndër të parat dosje që do të shqyrtohet nga SPAK-u, dhe e para fare dhe nga këto kompani do të jetë “Albtelecom” dhe derivatet e saj rrjepëse të shqiptarëve.

Që në fillimet e saj ky shërbim telefonie u dha si koncesion politik në favor të presidentit turk Erdogan nga ana e ish kryeministrit Fatos Nano, ndaj kompanisë së zotëruar prej të afërmeve të tij, “Calik Enerji”.

Ish kryeministri Sali Berisha kur ishte në opozitë u zotua që, sa të vinte në pushtet do ta anulonte këtë shitje, por ndodhi e kundërta.

Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit u bë bashkëpronar tek “Eagle Mobile”, gjë që solli dhe një modifikim të thjeshtë kontrate në favor të familjes “Berisha” dhe asgjë tjetër. Duke përfituar që në “gjenezën” e ardhjes së kësaj kompanie në Shqipëri, pas presionit të fortë që Berisha ushtroi ndaj “Calik Enerji” që me ardhjen e PD në pushtet në vitin 2005.

Shkelzen Berisha u bë drejtor juridik i kompanisë së “fjetur” “Eagle Mobile”, që më pas mori licencë dhe u fuqizua më krah dy kompanive të tjera celulare “Vodafon” e “AMC” dhe priti dhe daljen e një konkurrenti tjetër në këtë sektor “Plus”. Kjo e fundit tashmë është blerë nga dy kompanitë më të mëdha celulare në Shqipëri. Ndërsa Zeni mbeti bashkëpronar.  Dhe nuk janë të paktë ata përfaqësues nga politika shqiptare që janë sulur drejt kompanive të mëdha celulare që operojnë në këtë vend duke rrëmbyer secili nga një copë të majme.

Presionet, lehtësirat dhe trysnia e pushtetit ka bërë që këto kompani, pavarësisht se mund të jenë të huaja apo vendase, kanë bërë kompromise kriminale me politikën, duke i bërë ortakë në biznes apo duke u dhënë madje dhe drejtimin e tyre.

Ndërkohë që dhe politika vetë, të djathtë apo të majtë, në opozitë apo në pushtet, përtej fjalorit kërcënues dhe banal që përdorin në Kuvend dhe panele politike, operon në sinkron dhe në koalicion të plotë, thjesht dhe vetëm për të përfituar.

Rasti më konkret siç e përmendëm më sipër është familja “Berisha”, që përmes djalit Shkelzen vijon të zotërojë një pjesë të majme të aksioneve në kompaninë turke të telefonisë celulare “Albtelecom”, madje duke bërë dhe politikë me të.

Por nuk është i vetëm Berisha përmes djalit Shkelzen që ka futur duart në llumin e këtyre kompanive celulare dhe në veçanti për “Albtelecom”. Pasi për kompanitë e tjera do të flasim në të ardhmen e afërt se si kanë zotëruar tregun në Shqipëri pas blerjes me zero lekë të vetë kompanisë nga shteti shqiptar dhe si sponsorizojnë politikën kriminale shqiptare.

Por meqë jemi tek kompania “Albtelecom”, mund të jemi korrektë në konkretësinë e drejtësinë tonë të të pasqyruarit të lajmeve, hapur dhe pa korrekturë.

Kështu, kompania përgjegjëse për imazhin dhe për të bërë PR e kompanisë “Albtelecom” është kompania “Gogel”, që është as më pak dhe as më shumë por kompania e vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Duke vertetuar atë që kemi thënë gjithnjë se politika, kur bëhet fjalë për para është në koalicion e në unison të plotë për të mbërthyer kompanitë e mëdha e përfituar prej tyre, pavarësisht sulmeve verbale në Kuvend, panele politike apo media ndaj njëri tjetrit.

Kompania e vëllait të Erion Veliajt, pasi ka marrë të gjitha reklamat publike dhe private në Shqipëri, është atashuar dhe pranë “Albtelecom”, duke mbrojtur imazhin e saj, përmes një pagese marramendëse, që ka ngritur nivelet e përfitimit të “Gogel”, dhe duke bërë politikat e saj.

Pra kompania e vëllait të kryebashkiakut të Tiranës mbron imazhin e shkatërruar dhe kriminal të “Albtelecom” përballë shqiptarëve të vjedhur dhe rraskapitur financiarisht dhe psikologjikisht nga kjo kompani.

Njëherësh mbron imazhin e saj dhe përballë gati 1 milionë qytetarëve të Tiranës që Erion Veliaj ka qeverisur dhe tenton t’i qeverisë dhe katër vite të tjera, si kryetar bashkie.

Kompania “Gogel” e Arbër Veliajt, që u themelua në 2013 kishte të ardhura rreth 821 mijë lekë, ndërsa vetëm një vit më pas në 2014 rezulton ti ketë trefishuar ato në mbi 23 milionë lekë, atëherë duke shfrytëzuar faktin se Erion Veliaj ishte ministër i Mirëqenies Sociale, që e transformoi këtë ministri, në të Mirëqenies personale për të “blerë” më pas kandidimin për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë që tani “Gogel” nuk e di as vetë se ku i ka milionat e fituara, aq shumë ka abuzuar.

Por shërbimi i politikës vijon të jetë prezent ndaj “Albtelecom”, këtë radhë përmes AKEP, në krye të të cilit është as më pak e as më shumë por ish zv.drejtori i përgjithshëm i “Albtelecom”, Ilir Zela.

Përmes një vendimi të posaçëm, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tentoi në fillim të vitit të favorizojë “Albtelecom”, kundrejt dy operatorëve të tjerë, për t’i “dhuruar” miliona euro përfitime.

Kështu, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare kërkoi që të diferencohet zbatimi i masës rregulluese të mos-diskriminimit në tarifat me pakicë të thirrjeve on-net/off-net për “Albtelecom” dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për “Albtelecom”, duke filluar nga 1.04.2018.

AKEP përmes këtij vendimi kërcënoi balancën e vendosur në tregun e telefonisë celulare, duke favorizuar kompaninë “Albtelecom” në të cilin drejtuesi i AKEP, Ilir Zela, ka punuar për disa vite me radhë, në nivelet më të larta të saj.

Këtë vendim Zela synoi ta kalojë në mbledhjen e bordit në datën 15 shkurt 2018 pa transparencë, pa dëgjuar grupet e interesit si dhe në mungesë të plotë të krijimit të barazisë për konkurrencë të ndershme.

AKEP e justifikoi vendimin duke gjykuar se heqja e këtij detyrimi duhet bërë pasi “Albtelecom” është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë dhe me heqjen e detyrimit këtij operatori të vogël në treg i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net.

Pas demoncimit të “PAMFLETI” kjo tentativë dështoi, dhe mbledhja u shty shumë në kohë, ndërkohë që as sot e kësaj dite ende nuk është marrë një vendim për këtë favorizim, por që tentativa e Zelës, drejtorit aktual të AKEP, la shijen e hidhur të klientelizmit politik.

Pra gjithë këto maskarallëqe të lidhjes së politikës me këtë kompani celulare, që si kompensim për lehtësirat e krijuara që nga blerja me parametra zero të së drejtës për të ushtruar aktivitetin në Shqipëri, ka sponsorizuar politikën kriminale tash mbi 20 vite, do të jenë objekt hetimi i SPAK.

E para në listë është kompania turke “Albtelecom”, e cila ka të ngërthyer brenda saj të shkuarën e qeverisjes kriminale të Berishës, të tashmën e qeverisjes kriminale të Ramës përmes Zelës, dhe po të tashmes korruptive të qeverisjes në bashkinë e Tiranës, përmes vëllait të Erion Veliajt. SPAK me shpresën tek drejtësia, SHBA dhe Zoti do t’i çojë para drejtësisë tërë këtë “aliazh” kriminal politik e kompani celulare, që masakruan shqiptarët./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Dosja kriminale e kompanive celulare e para në dorën e SPAK. “Albtelecom” hetim prioritar