Nëna 98 vjeçare transferohet në azil që të kujdeset për djalin e saj 80- vjeçar. Kjo është historia e dashurisë pa kus - Aktualitet
Aktualitet20 Gusht 2018, 13:37

Nëna 98 vjeçare transferohet në azil që të kujdeset për djalin e saj 80- vjeçar. Kjo është historia e dashurisë pa kus

Shkruar nga Pamfleti

Nga fillimi deri në fund të jetës nëna jonë do të jetë gjithnjë pranë nesh për të na mbushur me dashuri dhe për të na bërë që të ndjehemi të sigurtë.
Këtë e tregon dhe rasti i Ada Keating, një infermiere australiane në pension, e cila në moshën 98 vjeçare u transferua në një shtëpi të moshuarish në Liverpol, për t’u kijdesur si dhe për ti bërë shoqëri të birit 80-vjeçar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Tom, është djali i parë i zonjës, nga katër fëmijët e saj. Pasi ja kushtoi jetën pikturës dhe dekorimit ai vendosi që të transferohej në një vend ku mund të kujdeseshin për persona të moshës së tij.
Ada ka qenë gjithnjë shumë e lidhur me të birin, pas një viti edhe ajo u transferua në të njëjtin vend për të jetuar bashkë me të birin.

 

Nënë e bir janë miq të ngushtë, atyre u pëlqen që të kalojnë kohë bashkë duke parë televizor ose duke bërë gjëra të tjera.
Ende sot para se të shkojë në shtrat, Ada i jep të birit puthjen e natës së mirë.

Ata të dy janë të lumtur që po e ndajnë bashkë plakjen duke jetuar në të njëjtin vend dhe duke u parë çdo ditë.

Histori