Dokumenti/ Hotel “Plaza”, si dikur hotel “Dajti”, përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis, ja raporti zyr - Anti-Mafia
Anti-Mafia22 Shtator 2018, 12:46

Dokumenti/ Hotel “Plaza”, si dikur hotel “Dajti”, përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis, ja raporti zyr

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Hotel “Plaza”, si dikur hotel “Dajti”, përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis, ja raporti zyrtar i Komisionerit Besnik Dervishi

Po cilët janë përgjuar? Si, ku, nga cilët dhe përse janë përdorur këto të dhëna? A është pjesë e këtyre survejimeve, ndonjë “lajm nga qytetari digjital”, apo nga “Nuk keni parë gjë akoma”?!

Hotel “Plaza”, që ti hipën për kafe e gjumë në qiell, mund të të “fusë edhe nën dhè”, duke ta bërë “CV” vetëmë me një vizitë brenda këtij hoteli. Këtë “paudhësi” të bosëve të këtij hoteli, e ka zbuluar qysh në muajin prill 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Paçka, se qysh prej nisjes së aktivitetit, hotel “Plaza-Tirana”, konsiderohet si qendër e qetë dhe e sigurtë, pa “sy e pa vesh”, ku mund të bësh takime e relaks intim, pazare të politikanëve, shtetarëve, biznesmenëve  e kriminalëve “VIP” dhe si rezidencë luksi, për diplomatët e huaj, raporti hetimor, i firmosur nga Krye-komisioneri të dhënave personale, Besnik Dervishi, vërteton se Hotel “Plaza” në qendër të Tiranës, qenka kthyer në qëndër përgjimi, tamam si hotel “Dajti” në kohën e Sigrumit të Shtetit, duke filmuar e incizuar klientët edhe në “WC”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ja çfarë thotë raporti sekret, i hetimit zyrtar, që ka kryer Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

Në zbatim të Urdhrit Nr. 108, datë 23 .03.2018, u krye hetim administrativ, pranë subjektit Hotel “Plaza Tirana sh.a”, pas një serie dyshimesh dhe denoncimesh, të bëra nga klientë, kontarktor e punonjës të këtij hoteli, lidhur me cënimin e intimitetit të të tyre, duke i filmuar e regjistruar, gjatë kohë së punës, gjatë bisedave konfidenciale ose frekuentimit të mjediseve, të këtij hoteli.

Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi i kryer në hotel “Plaza Tirana sh.a”, rezulton se ky biznes, me frekuenim të personave e grupeve klientë “VIP”, ka instaluar sistem video-survejimi, të tipit “CCTV”, me kamera të thjeshta dhe cilësore “4K”, me rreze 360 gardë, të cilat vrojtojnë çdo skutë të mjedisit, brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit.

Po çfarë ndodh në këtë hotel? Çfarë bëhet me këto survejime audio-video dhe me të tjera  “punë” sigurimsash?

Sipas raportit të plotë zyrtar, që disponon “PAMFLETI”, vendimin e të cilit po e publikojmë sot, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas një hetimi të posaçëm, ka zbuluar skandalin e rëndë, të përgjimeve të paligjshme e ilegale, që bënë “dega e punëve të brendshme” e këtij hoteli, me pronarë “Naçët” e grekëve dhe shërbestarët e berishëve, metëve e ramëve.

E si të mos mjaftonte përgjimi që bëhet në sauna, kafene, restorante, holle, kthina, salla konferencash, palestra, zyra, salla aerobie, dhoma gjumi, suita, parking e kudo, 12 “hafijet” e këtij hoteli, që paguhen vetëm si “staf shtëpie me gjethe”, për regjistrim, grumbullim, përpunim e bërje gati, të dhënash personale për këdo që futet, fle, bën qejf nate e dite, pi kafe, argëtohet, stërvitet e intimizohet në mjediset këtij hoteli.

Ja çfarë thotë raporti hetimor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, fiormsour e vulosur nga kryetari Besnik Dervishi:

– Mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje.

– Kontrolluesi (survejuesi) Hotel “Plaza”, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna “imazhe-video”, të klientëve e punonjësve të tij.

– Stafi i hotel “Plaza”, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë.

Pas zbulimit të këtij skandali, Krye-komisioneri, Besnik Dervishi, ka urdhëruar pronarët e Hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese me filmime, video, fotografi e marrje grup gjaku, duke i lënë këtë ultimatum zyrtar:

SHENIM: Po cilët janë përgjuar? Si, ku dhe përse janë përdorur këto të dhëna? A është pjesë e këtyre survejimeve, ndonjë “lajm nga qytetari digjital”, apo nga “Nuk keni parë gjë akoma”?!

Në vijim, do publikojëm raportin e plotë dhe fakte tronditëse, nga qendra e përgjimeve në këtë hotel, që mund të quhet hotel “Dajti” i “rilindur”, prej treshes Rama, Berisha, Meta, menaxhuar, nga bosët e këtij hoteli edhe për interesa të tyre…/Pamfleti

 

 

 

Anti-Mafia filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis Hotel “Plaza” ja raporti zyrtar i Komisionerit Besnik Dervishi përgjon si dikur hotel “Dajti”