· Prishtine - Kosova
Kosova 7 Dhjetor 2022, 11:16

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka cilësuar si shumë shqetësuese ngjarjet e fundit në veri, ku ka pasur hedhje të shok-bombave e po ashtu të shtëna të martën.

Këto incidente kanë ndodhur në momentin kur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjrbe kishin tentuar të futeshin në zyrat e komisioneve zgjedhore komunale.

Rohde ka thënë se protestat paqësore përkrahen, por nuk ka tolerancë për dhunën.

“Shumë shqetësuese vërtetë. Dhuna e djeshme kundër zyrave komunale zgjedhore është e papranueshme. Mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezentë. Përkrahje të plotë për protestat paqësore, por zero tolerancë për dhunën”, shkroi Rohde në Twitter.

Pas sulmeve të së martës në veri ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se momentalisht nuk ka kushte të duhura për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, të cilat ishin paraparë të mbahen më 18 dhjetor.

Prishtine Gjermania Jorn Rohde tensionet ne veri te kosoves

Kosova