integrimi i shqiperise

22 Janar 2019, 13:1113:11Aktualitet

7 Nëntor 2018, 20:5920:59Politike
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama publikon videon e KE, lutja që ka Kryeministri për shqiptarët - Politike
Politike27 Qershor 2018, 09:21

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama publikon videon e KE, lutja që ka Kryeministri për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama publikon videon e KE, lutja

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama publikon videon e KE, lutja që ka Kryeministri për shqiptarët

Ditën e djeshme ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën që Shqipërisë t’i happen negociatat më 29 qershor të vitit 2019. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili në një status në rrjetet sociale ka shkruar se esadistët e rinj të Shqipërisë hedhin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:

MIRËMËNGJES! Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.

 

Politike Edi Rama kryeministri