Marko Gjuriç në Moskë: Rusia mbron interesat e Serbisë në Kosovë - Aktualitet
Aktualitet11 Prill 2018, 19:31

Marko Gjuriç në Moskë: Rusia mbron interesat e Serbisë në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Marko Gjuriç në Moskë: Rusia mbron interesat e Serbisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, në takimin e mbajtur sot në Moskë kanë konfirmuar afrimin e Serbisë me Rusinë për çështje të pazgjidhura të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

Pala ruse, siç njofton televizioni shtetërior serb (RTS), ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

Pas takimit, Marko Gjuriç ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës nga ana e palës ruse.

Aktualitet Kremlini Marko Gjuriç Serbia Takimi zyrtar