ish-deputeti i PD

10 Gusht 2018, 10:4110:41Aktualitet
‘Nuk ka pakt Rama-Basha’, ish-deputeti i PD: Është e gjitha propagandë e qeverisë - Politike
Politike17 Maj 2019, 17:06

‘Nuk ka pakt Rama-Basha’, ish-deputeti i PD: Është e gjitha propagandë e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa në një intervistë televizive ka folur në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha, të cilën e ka komentuar si diçka të pamundur. E gjitha kjo, sipas tij bëhet që qeveria të ketë nën kontroll zgjedhjet.

E gjitha është një fasadë e qeverisë, që sipas tij dëshiron të kontrollojë procesin.

Ish- deputeti gjithashtu ka komentuar në lidhje me vendosjen e komisionerëve zgjedhore të PD në Komisionet zonale zgjedhore, të cilët nuk do të lejojnë që zgjedhjet të manipulohen.

Nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur marrëveshje Rama-Basha. Janë trillime mediatike dhe propagandë e pastër e qeverisë. Opozita e popullit, legjitime ka zgjedhur të propozojë eventualisht anëtarë në të gjitha komisionet zonale zgjedhore për të shmangur manipulimin edhe të këtij procesi fasade. Një proces që tenton të fusë kandidatë fasadë dhe praktikisht as ato nuk po i gjen dot, ku tenton të regjistrojë kandidatë jashtë kushteve të ligjshme. Ne për të monitoruar shkeljen që i bëhet ligjit kemi menduar si një opsion faktin e paraqitjes së komisionerëve në Komisionet zonale zgjedhore.

Kjo bëhet për monitorim dhe evidentim të gjitha shkeljeve për të gjitha masakaradat në kurriz të shqiptarëve.

Politike Endri Hasa ish-deputeti i PD pakt rama basha