Merr fund makthi për Dani Alvesh, ish-futbollisti brazilian lë qelinë pas 14 muajsh (Video) - Sport
Sport25 Mars 2024, 21:29

Merr fund makthi për Dani Alvesh, ish-futbollisti brazilian lë qelinë pas 14 muajsh (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund makthi për Dani Alvesh, ish-futbollisti brazilian lë

Dani Alvesh është zyrtarisht i lirë, edhe pse lirimi i tij është me kusht.  Ish-mbrojtësi brazilian ka qendruar prapa hekurave nga janari i vitit 2023.

Pasi kaloi gjithsej 14 muaj e 5 ditë burg, futbollisti brazilian, i dënuar me 4 vjet e gjysmë për përdhunimin e një gruaje në banjat e lokalit Suton në dhjetor 2022, ka kaluar tashmë derën e Qendrës Penitenciare në Brians, pasi gjykata i dha lirimin e përkohshëm me kusht.

Alvesh ka paguar 1 milionë euro për t’u liruar me kusht, ndërkohë që kanë dalë pamjet e para nga momenti i lirimit të tij. Braziliani do të qendrojë në Barcelonë ku do t’i përgjigjet çdo thirrje të mundshme nga gjykata dhe policia spanjolle.

dani alvesh ish-futbollisti brazilian