Foto/ Veliaj flet për djalin që do vijë në jetë: Kur të rritet ky do jetë ambienti që do dashurojë dhe unë do e tërhe - Showbiz
Showbiz10 Qershor 2018, 12:18

Foto/ Veliaj flet për djalin që do vijë në jetë: Kur të rritet ky do jetë ambienti që do dashurojë dhe unë do e tërhe

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Veliaj flet për djalin që do vijë në jetë: Kur të rritet ky do jetë ambienti që do dashurojë dhe unë do e tërheq zvarrë për në shtëpi

Vetëm pak ditë më parë u zbulua se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortija e tij, Ajola Xoxaj së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ndërkohë që tashmë është bërë publike gjinia e bebit që pritet të vijë në jetë në muajin shtator, Erion Veliaj ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vogëlushin e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gjatë fjalës përshëndetëse për nisjen e garave “Rally Albania” në sheshin “Nënë Tereza”, Veliaj u shpreh se me siguri edhe vogëlushi i tyre do të përfundojë në shesh dhe ai me Ajolën do e kenë të vështirë ta marrin në shtëpi.

“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”,u shpreh Veliaj.

Showbiz