Bashkëpunim mes 4 shteteve, kapet sasia më e madhe e drogës në 20 vite - Kronike
Kronike 8 Nëntor 2018, 09:02

Bashkëpunim mes 4 shteteve, kapet sasia më e madhe e drogës në 20 vite

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpunim mes 4 shteteve, kapet sasia më e madhe e drogës

Bashkëpunim mes 4 shteteve, kapet sasia më e madhe e drogës në 20 vite

Policia italiane ka kapur një sasi të madhe droge që vinte nga Irani në portin e Genovas.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 270 kg heroinë, sasia më e madhe e kapur në 20 vitet e fundit. Heroina vinte nga Irani dhe fshihej në kontenierë në portin e Genovas.

Hetimet janë zhvilluar në katër shtete të ndryshme, Zvicër, Francë, Belgjikë dhe Hollandë.

Në përfundim të operacionijanë arrestuar dy persona të cilët ende janë të pa identifikuar.

Nëse droga do të arrinte të dilte në treg do të kapte vlerën e 2 milionë e 160 mijë dollarëve. 

Pas sekuestrimit të drogës, policia ka organizuar dhe ka bërë dorëzimin e kontrolluar të heroinës jashtë Italisë.  

Kronike Bashkëpunim mes 4 shteteve kapet sasia më e madhe e drogës në 20 vite