Këshilla e Pamfletit për shokun Fatos - Editorial
Editorial 6 Qershor 2018, 20:04

Këshilla e Pamfletit për shokun Fatos

Shkruar nga Pamfleti
Këshilla e Pamfletit për shokun Fatos

Këshilla e Pamfletit për shokun Fatos

Nxitimi i zyrës së propagandës për të nxjerrë një individ me lëkurë specialisti, i cili mundohet të ç’dramatizojë rënien katastrofike të euros, është sa qesharake aq edhe tregues i diletantizmit të qeverisë Rama, brishtësisë së institucioneve të rëndësisë së veçantë, si Banka e Shqipërisë, e cila jo vetëm s’reflekton një gram pavarësie, por e kanë kthyer në leckë, përmes të cilës presin të pastrojnë mëkatet e qeverisë së paaftë dhe zyrtarëve të saj të korruptuar, në shpinë të qytetarëve dhe biznesit të pastër.

 

Çoçoli që duket sikur ka zbritur para dy javëve nga Hëna dhe ka ndjekur vetëm 7% e fundit të ç’vlerësimit të euros, në vend të teknikalitetit e shifrave, zgjedh të përdorë romanticizmin e dashurinë e piktorit hipokrit kur i flet popullit për të ardhmen, Europën, integrimin etj.

 

Ndaj ne të Pamfetit, që jemi investuar sa mundemi për të demaskuar çdo maskaradë në dëm të shqipëtarëve, kemi një këshillë për Z. Çoçoli dhe tërë llojin e përafërt:

 

– “I dashur Z. specialist Çoçoli, në vend të lodheni duke barazuar të keqen me të mirën, që në Shqipëri janë të pakrahasueshme, falë palopolitikanë që edhe ju i shërbeni me aq devotshmëri, më mirë shfletoni historikun e ç’vlerësimit të euros dhe lehtësisht do vëreni se euro nga 136 lekë, e stabilizuar për thuajse tërë 2016, ka rënë në 134 lekë në gjysmën e dytë të 2017, për të pësuar pastaj për 5muajt e parë të 2018 një rënje drastike me 10lekë ose 8%.

 

Nuk flitet 8% në 5vjet, ku përmes rivlerësimit të cmimeve, për shkak të normës së inflacionit, ekziston mundësia e parashikimit të humbjes së krijuar në kontratat e bizneseve eksportuese. Flitet për 10% zhvlerësim të të ardhurave në 12 muaj, kur për një eksportues fitimi i parashikuar është 18%.

 

Në këtë mënyrë me një të rënë të lapsit të tigrit dhe një shkarravinë të piktorit, Gentian Sejko ngre receptorin dhe me shpengimin e një fluture, pa fare hezitim, merr e jep urdhëra të trashë në dëm të biznesit të ligjshëm.

 

Po flasim për shkatërrim të më shumë se 60% të fitimit të tij, trembje të investitorit të huaj dhe deformim artificial të asaj pak ekonomie të ndershme, që ka arritur të krijohet në Shqipëri e që më shumë se asgjë tjetër i nevojitet stabilitet për tu rritur.

 

Prandaj për ju si ekonomist, që nuk bëni pjesë në lukuninë e hajdutëve qeveritarë, duhet të ishte e qartë, se ky lloj deflacionimi artificial i euros në pak muaj, i thyen qafën edhe më të fortit ndër eksportuesit e rregullt shqipëtarë.

 

E kemi fjalën për ata të  “prapambeturit”, që nuk bashkëpunojnë me qeverinë për të diversifikuar 3 paleta banane me 6 paleta kokainë.

 

Sa për piktorin dhe të tjerët, mos e vrisni mendjen, se u rrjedh goja mjaftueshëm kur duan t’i marrë mendjen me lajka kujt s’ka asgjë për të humbur.

 

Piktori virtuoz është aty vetëm për pushtetin e vet personal dhe di ta luajë perfekt pjesën, për të tjerat s’i plas fare, ndaj është rrethuar nga vegla shumëpërdorimshe si Gentian Sejko dhe njepërdorimshe si ndonjë tip që del e jep mend sa për t’i thënë m… mashallah.

 

Kjo do të vazhdojë deri kur t’u rrijë kungulli mbi ujë, pasi kanë përballë një popull të mësuar me nënshtrim, i cili rri pa bërë zë, si gjarpri nën gurë, pa asnjë pritshmëri nga politikanët e vet dhe sa kohë kjo të jetë e nënkuptuar nga dy palët, marrëveshja “bëjmë sikur” vazhdon.

 

Populli bën sikur paguan 5 taksa i bindur se do vidhen të nesërmen dhe tigrat vizionarë kënaqen duke fërkuar barkun e fryrë nga mungesa e llogaridhënies së vërtetë, por, e theksojmë, kur zullumi të arrijë aty sa t’i fusin duart në xhep ditën për diell, siç po bën Gentian Sejko me euron, fundi alla “Saliu 97” është afër.

 

P.s. Ky është ai momenti kur e ha çdo njeri që zgjedh të jetë në momentin e gabuar në anën e gabuar. “Ne e thamë, ju vlerësojeni vetë./Pamfleti

Editorial Këshilla e Pamfletit për shokun Fatos