koalicioni opozitar

Firmoset koalicioni opozitar, zbardhet marrëveshja me 10 pika - Politike
Politike23 Prill 2019, 09:36

Firmoset koalicioni opozitar, zbardhet marrëveshja me 10 pika

Shkruar nga Pamfleti
Firmoset koalicioni opozitar, zbardhet marrëveshja me 10 pika

Firmoset koalicioni opozitar, zbardhet marrëveshja me 10 pika

Lulzim Basha ka nënshkruar sot marrëveshje me aleatët e tij, duke u kthyer në një koalicion opozitar.

Pas firmosjes së marrëveshjes, ku aleatët e Bashës, të cilët në zgjedhjet e vitit 2017 u futën si deputetë të PD, tashmë do të kemi koalicion opozitar.

Marrëveshja e koalicionit opozitar përmban 10 pika, të cilat do të jenë kusht për zgjedhjet e qershorit.

Marrëveshja ka këto kushte:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar

9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

Politike koalicioni opozitar Lulzim Basha Marrëveshja