Nis Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Vokshi përplaset me Ndrecën: Nuk na shantazhoni dot! - Politike
Politike 2 Prill 2024, 11:06

Nis Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Vokshi përplaset me Ndrecën: Nuk na shantazhoni dot!

Shkruar nga Pamfleti

Nis Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Vokshi
Komisionin hetimor për Shëndetësinë ka nisur me debate.

Socialistët kanë kërkuar që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të jetë ajo që informon Sekretarin, gjë që është konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit nga Vokshi.

Gjatë debatit, Plarent Ndreca ka akuzuar kryetaren Vokshi se po thyen Kodin e Etikës. Ndërkohë Vokshi u shpreh se nuk mund t’i bëhet presion dhe shantazh stafit të komisionit.

Debati:

Zhupa: Kryetari nuk mund të thotë që nuk mund të kalojë asnjë shkresë pa e parë ai. Kur të ka kur thuhet drejton çështjet administrative nuk tregon që je mbi kryetarin. Por pasi ai ka vendosur, ju (sekretari) ta ndiqni procedurialisht.

Ndreca: Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin.

Vokshi: Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajd e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Ndreca: Po thyeni etikën!