Kupa e Gjermanisë

Kupa e Gjermanisë nis me dy eliminime të bujshme! Ekipi i Bundesligës 'bëhet zap' nga skuadra e Kategorisë së Tretë, Këlnit i bën gjëmën “ruleta ruse” - Sport
Sport30 Korrik 2022, 19:55

Kupa e Gjermanisë nis me dy eliminime të bujshme! Ekipi i Bundesligës 'bëhet zap' nga skuadra e Kategorisë së Tretë, Këlnit i bën gjëmën “ruleta ruse”

Shkruar nga Pamfleti
Kupa e Gjermanisë nis me dy eliminime të bujshme! Ekipi i

Kupa e Gjermanisë nis me dy eliminime të bujshme! Ekipi i Bundesligës 'bëhet zap' nga skuadra e Kategorisë së Tretë, Këlnit i bën gjëmën “ruleta ruse”

Do të ishte sezoni në të cilin pritej të bëhej një hap më cilësor, por për Leverkusenin nuk rezultoi kështu. Ekipi që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në fazën e grupeve në Champions League, është eleminuar në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë nga Elversberg, një skuadër që këtë vit luan në Kategorinë e tretë.

Epilogu ishte tronditës për “Aspirinat”, me ndeshjen që u mbyll 4-3 për vendasit, përballë 10 mijëve tifozëve që mbushën “Ursapharm-Arena” dhe festuan këtë kualifikim historik.

Ashtu si Leverkuseni, edhe Këlni i tha lamtumirë Kupës së Gjermanisë që në raundin e parë. Skuadra nga Bundesliga u eliminua nga Regensburgu nga pika e bardhë e penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Enttäuschung pur. ☹️#ELVB04 4:3 | #Bayer04 | #Werkself pic.twitter.com/bYTPJhrbBk

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) July 30, 2022

Sport Bajer Leverkusen Këln Kupa e Gjermanisë