“Komisari i tapive”, Lamja ose “Zoti Lam” - Aktualitet
Aktualitet10 Qershor 2018, 20:30

 “Komisari i tapive”, Lamja ose “Zoti Lam”

Shkruar nga Pamfleti
 “Komisari i tapive”, Lamja ose “Zoti Lam”

 “Komisari i tapive”, Lamja ose “Zoti Lam”

Prof. Dr. Arkit. Hist. Lame Artan, “udhëzon” popullin që kërkon legalizme, të studiojë këto 24 VKM, të ndryshuara 147 herë por të pa zbatuara asnjëherë

Ata qytetarë që kanë banesa për legalizim dhe nuk e njohin mirë “mëndjen” e delenxhiut psiko-delirant Artan Lame, fatkeqësisht do vazhdojnë të jenë “viktima” të “aktorllëkut” të tij pervers.

Prej skemave fiktive, që Prof. Dr. Ark. Hist. Kol. Stud. Ark. Lame, Artan shpik e hedh çdo javë në veprim, hallexhinjtë që presin prej 13 vitesh legalizimin e shtëpive, do vazhdojnë të vijnë vërdallë nëpër zyrat “Lame”, që nuk e presin, por e përcjellin popullin. Sa herë mbarojnë shpikjet për formularë e udhëzime të reja fiktive, aq herë “Komisari i tapive” Lamja, ose “Zoti Lam” siç e quajnë, publikon lista me emra, të përsëritura nga 20-30 herë, duke u bërë komik!

Sa herë që Lames, i mbarojnë variantet e shtyrjes së (mos)legalizimeve, aq herë qytetarët do vijnë vërdallë me dosje e pagesa pa fund, duke u tallur e zvarritur më keq se u tallën nga Sali Berisha e Shaban Memia në vitin 2006, kur dorëzuan “tapi-defter bakallin” e parë, duke ngrëne pula në Hotel “Tirana”!

Lajmi i mirë është, se “Komisari i tapive” të (mos)legalizimit të banesave Prof. Dr. Arkit. Hist. Lame Artan, ka shpikur një model tjetër, për të t’ia hedhur edhe këtë behar, me qëllim që t’i kaloj ëmbël pushimet e prenotuara, së bashku me mikun Shkreli Artan dhe dhëndrin e tij, kryetarin e rinisë së PD!

Ai ka vendosur t’i rekomandojë popullit, një “bibliografi” me 24 vendime qeverie, që kundërshtojnë e bllokojnë njëri-tjetrin, të ndryshuar 132 herë dhe të pa zbatuar asnjëherë, por që hallexhinjtë duhet t’i studiojnë e t’i zbërthejnë, me qëllim që kur të kthehet “Zoti Lam” nga pushimet, t’u bëjë… legalizimet!

Ja “bibliografia” e vendimeve, që duhet të studioj populli

Kryesore “Komisari i tapive” Lamja ose “Zoti Lam”