Lionel Mesi

Argjentina dhe Barcelona të shqetësuara, Lionel Mesi ka tri ditë që nuk stërvitet - Sport
Sport25 Mars 2018, 09:16

Argjentina dhe Barcelona të shqetësuara, Lionel Mesi ka tri ditë që nuk stërvitet

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina dhe Barcelona të shqetësuara, Lionel Mesi ka tri ditë

Argjentina dhe Barcelona të shqetësuara, Lionel Mesi ka tri ditë që nuk stërvitet

Përfaqësuesja e Argjentinës llogaritet si një prej kombëtareve pretendente për të fituar Kupën e Botës në Rusi, por në miqësoret e këtij muaji, që janë një test i fortë para se të nisë Botërori, për Argjentinën po mungon lideri i skuadrës, Lionel Mesi. Alarmi është përhapur tashmë sepse Mesi ka tri ditë që nuk stërvitet dhe askush nuk thotë asgjë rreth gjendjes së tij. Gjithcka është sekret i plotë, edhe pse mediat spanjolle flasin për një dëmtim të lehtë muskular.

Pra, tek Argjentina janë në ankth për Lionel Mesin, pasi humbi miqësoren me Italinë, e fituar 2-0 nga përfaqësuesja “albiceleste”, 30-vjeçari mund të mungojë edhe në testin e radhës kundër Spanjës, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Ëanda Metropolitano” të Madridit.

Mesi nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit gjatë seancës stërvitore në “Valdebebas”, duke qëndruar në hotel bashkë me futbollistët e tjerë që luajtën kundër Italisë. “Ylli” i Barcelonës mungoi ndaj të kaltërve për shkak të një lodhjeje muskulore, por mundësia që të jetë në fushë të martën mbetet e hapur. Gjithsesi, është fakt që Lionen Mesi nuk është stërvitur për tri ditë radhazi. Vështirë të thuhet se aid do të aktivizohet me Spanjën, pavarësisht se trajneri Horhe Sampaoli ka deklaruar se Mesi do të jetë në fushë. /Pamfleti.com

Sport