Lulzim Basha

Pse Lulzim Basha e bllokoi aktin e dytë të videopërgjimit? Skenari i dyshes Rama- Basha, shantazh ndaj reformës në Drejtës - Aktualitet
Aktualitet17 Maj 2018, 15:01

Pse Lulzim Basha e bllokoi aktin e dytë të videopërgjimit? Skenari i dyshes Rama- Basha, shantazh ndaj reformës në Drejtës

Shkruar nga Pamfleti

Pse Lulzim Basha e bllokoi aktin e dytë të videopërgjimit? Skenari i dyshes Rama- Basha, shantazh ndaj reformës në Drejtësi dhe ambasadorit Donald Lu

Lulzim Basha kishte paralajmëruar një spektakël tjetër live kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kreu i PD deklaroi pas publikimit të video-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm se kjo është vetëm një pjesë e saj, pasi ka një pjesë të dytë.

Basha tha se ditën tjetër, të nesërmen, do publikojë dhe gjysmën tjetër, madje sipas tij është dhe pjesa më e rëndësishme e video-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

I cili sipas opozitës vijonte të drejtonte ende trafikun e drogës dhe se ishte “dispeçër” i lëvizjes së gomoneve apo mjeteve të tjera lundruese të mbushura me drogë, drejt Italisë.

Këto deklarata Lulzim Basha i bëri para katër pesë ditësh, ndërkohë që kanë kaluar katër të “nesërme” dhe ende mbetet mister pse pjesa e dytë e video-përgjimit, dhe “ajo më kryesorja që do zhyste përfundimisht ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj”, nuk është publikuar.

Të gjithë janë në pritje të shfaqjes publike të pjesës së dytë te video-përgjimit, megjithëse janë skeptikë në autencitetin e kësaj kasete, si të gjitha gjërat fallco që ka bërë dhe bën Lulzim Basha që kur është bërë 15 vjeç e deri tani në politikën e lartë.

Por le ti besojmë për një moment Lulzim Bashës dhe të pranojmë faktin se ka dhe një pjesë tjetër të dytë video-përgjimi të vëllait të ministrit të Brendshëm, që tregon akoma më mirë përfshirjen e tij në trafikun e drogës, nën mbrojtjen e të vëllait-Ministër.

Le të guxojmë dhe ta besojmë Lulzim Bashën për një moment, por pastaj ti bëjmë pyetjen: Pse nuk e nxjerr këtë video-përgjim, pjesën e dytë që të shohin shqiptarët se sa e zhytur është qeveria e Ramës në trafik droge.

Fundja Luilzim Basha do të vertetonte jo vetëm akuzat që ka bërë që pas zgjedhjeve për blerjen e 20 përqind të votave nga Rana për të marrë PS pushtetin e vetme, por dhe do bëhej i besueshëm njëherë të vetme para demokratëve: Që e mbajti për herë të parë fjalën e dhënë.

Atëherë pse nuk e publikon video-përgjimin Lulzim Basha, pse e bllokoi.

Zëra brenda PD bëjnë me dije se Lulzim Basha kërkon me çdo kusht bllokimin e reformës në drejtësi, nuk ka asgjë personale as politike me Fatmir Xhafajn.

Madje hollë hollë burimet thonë se Lulzim Basha e admiron Fatmir Xhafajn.

Lul Basha këtë “kolpo” ndaj Fatmir Xhafajt e dha thjeshtë dhe vetëm për të goditur reformën në drejtësi dhe njeriun që e bëri këtë reformë.

Madje dhe për të goditur direkt Donald Lu, “arkitektin” real të reformës në drejtësi që po “ha” një nga një “peshqit” e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

Bllokimi i pjesës së dytë të video-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është një skenar i Bashës dhe Ramës për të bllokuar reformën në drejtësi.

Për ta lënë këtë reformë peng të hetimit të autencitetit të kasetës së video-përgjimit apo dhe shantazhit se është dhe një kasetë e dytë të cilën e publikojnë kur ta shohin të arësyeshme.

Një shantazh i qartë ndaj reformës në drejtësi dhe zbatimit të saj nga organet ligjzbatuese por dhe ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili është më se i vendosur për t’i shkuar në fund arrestimit të “peshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare, pa dallim tesereje.

Lulzim Basha e kërkoi aleancën tek Edi Rama kundër reformës në drejtësi dhe me sa duket e ka gjetur akordin me të, parë dhe në këndvështrimin e përplasjeve të fundit Rama-Lu.

Dhe në funksion të këtij shantazhi është dhe refuzimi i dy deputetëve të PD Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe ish ministrit të Drejtësisë, tashmë zyrtar i PD Gazmend Bardhi për të shkuar në Prokurori sot paradite dhe për të dëshmuar për video-përgjimin.

Refuzohet prokuroria ose sepse është tërësisht një kasetë e manipuluar dhe ata janë autorët e saj, ose sepse kërkojnë të bllokojnë reformën në drejtësi.

Bllokim ky që tentohet të arrihet përmes zvarritjes së këtij hetimi të video-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, që godet pikërisht “kokat” e zbatimit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafajn dhe Donald Lu.

Situata është e qartë si dielli, dhe Basha s’bën asgjë jashtë marrëveshjes me Ramën, pavarësisht “piruetave” që bën në Kuvend që herë deklaron se “dëshmitari x” është në rrezik jete bashkë me familjen etj etj..

Në funksion të fshehjes së aleancës me Ramën dhe qëllimit të goditjes së reformës në drejtësi, Basha dhe proteston para hyrjes së Kuvendit, pavarësisht se ishin vetëm 4 protestues dhe vetë si organizator nëse e quajmë kështu Lulin, pesë.

Problemi është sa shtrenjtë e ka shitur veten Basha te Rama. Herën e parë i mori një dorë lekësh, tani çfarë do marrë. Qëndrimin jashtë burgut bashkë me “babain” politik Sali Berisha?!/Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore Pse Lulzim Basha e bllokoi aktin e dytë të videopërgjimit? shantazh ndaj reformës në Drejtësi dhe ambasadorit Donald Lu Skenari i dyshes Rama- Basha