#Mbreti Charles

Ndarja nga jeta e Elizabeth, reagon Mbreti Charles: Vdekja e nënës sime të dashur, një moment i madh trishtimi - Bota
Bota 8 Shtator 2022, 20:56

Ndarja nga jeta e Elizabeth, reagon Mbreti Charles: Vdekja e nënës sime të dashur, një moment i madh trishtimi

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e Elizabeth, reagon Mbreti Charles: Vdekja e nënës

Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Charles Philip Arthur George, ka bërë një deklaratë për vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Ai u shpreh se kjo ishte një humbje e madhe për të dhe për familjen mbretërore, një trishtim i madh.

Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i madh trishtimt për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani dhe një nëne shumë të dashur“, shprehej, Charles në deklaratën e tij.

Në momentin që mbretëresha Elisabeth vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni, ish Princit të Uellsit, Charles Philip Arthur George.

Ndërkohë që familja mbretërore ka konfirmuar se, Charles do të njihet zyrtarisht si Mbreti Charles III.

Bota #Dekalrata Charles mbreti