mbrojtësi shqiptar

E bujshme: Mbrojtësi shqiptar drejt Romës, gati lëvizja blic - Sport
Sport23 Maj 2019, 10:24

E bujshme: Mbrojtësi shqiptar drejt Romës, gati lëvizja blic

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme: Mbrojtësi shqiptar drejt Romës, gati lëvizja blic

Elseid Hysaj ishte në dilema për të ardhmen, ndërsa tashmë duket se nuk ka më pikëpyetje. Ai do të largohet nga Napoli.

Roma ka dalë së fundmi në skenë për shkodranin. Radio Kiss Kiss raporton se 25-vjeçari mund të përfundojë te skuadra e kryeqytetit në merkaton e verës. Kjo media është shumë e afërt me klubin napolitan, prandaj dhe burimet i ka të forta.

Hysaj duket se mund të bashkohet sërish me Maurizio Sarrin. Ky i fundit do të largohet me shumë mundësi nga Chelsea, ndërsa mbetet adhurues i shqiptarit. Trajneri italian dhe Hysaj kanë punuar së bashku tek Empoli dhe Napoli, ai e kërkonte dhe te Chelsea, ndërsa rrugët e tyre pritet të ritakohen te Roma.

Sport