A është paraqitur Bego, si “këshilltar” në Kuvend, duke kaluar kufirin, me shtetësi e vendlindje “i panjohur”? Ja d - Anti-Mafia
Anti-Mafia16 Tetor 2018, 22:16

A është paraqitur Bego, si “këshilltar” në Kuvend, duke kaluar kufirin, me shtetësi e vendlindje “i panjohur”? Ja d

Shkruar nga Pamfleti

A është paraqitur Bego, si “këshilltar” në Kuvend, duke kaluar kufirin, me shtetësi e vendlindje “i panjohur”? Ja dokumenti i “TIMS”

Ish-kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu aktual Gramoz Ruçi, duhet të japin një sqarim zyrtar,  për këtë skandal të rëndë, të cilin e ka bërë dhe Fatmir Mediu në datën 18 nëntor 1998, duke futur si anëtarë në delegacionin parlamentar shqiptar që shkonte në BE, një trafikant me emër të falsifikuar, i dënuar me 10 vite burg në Itali e në kërkim ndërkombëtar


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një “info” e ardhur nga zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, që merren me letrat e protokollit, të udhëtimeve zyrtare të deputetëve jashtë shtetit, bënë më dije, se “Ekselent” trafikanti qeveritar Edmond Bego, nuk paska qenë thjeshtë bashkëudhëtarë, në një avion me kreun e deputetëve të PS, por edhe “koleg delegacioni zyrtar” me të.

Sipas informacionit, Taulant Balla, në 12 nga udhëtimet e tij në vendet e BE, ka paraqitur  Edmond (Mond) Begon si “Këshilltar” të Grupit parlamentar të PS në Kuvend, duke e pajisur, me “mandat zyrtar” si të tillë.

Informacioni saktëson, se me këtë mandat zyrtar, si “këshilltar” i Grupit Parlamentar të PS në Kuvend, trafikanti Edmond (Mond) Bego është pajisur dhe e ka përdorur, jo vetëm në udhëtime bashkë me Taulant Ballën, por dhe me deputetë të tjerë të PS, qysh në kohën, kur Kryetar Grupi, ka qenë Gramoz Ruçi dhe Kryetar Kuvendi, ka qenë Ilir Meta, dokument të cilin e ka rinovuar në çdo 6 muaj.

Ndoshta, lajmi mund të jetë “shpifje”, por ish-Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i aktual Gramoz Ruçi, duhet të japin një sqarim zyrtar,  për këtë skandal të rëndë shtetëror, mbasi për çdo dokument përfaqësimi, që lëshohet në emër të Kuvendit, mbajnë ata përgjegjësi.

E sikur të mos mjaftonte ky fakt, skandali thellohet e rëndohet më tepër, me një fakt tjetër, që “PAMFLETI ka zbuluar, në të dhënat personale të sistemit kufitar e policor “TIMS”, me të cilat ka kaluar kufirin “Këshiltari i Kuvendit” Mond (Edmond) Bego, edhe kur ka qenë në “delegacion parlamentar”, me shefin e tij Taulant Balla.

Në tabelën e të dhënave zyrtare të sistemit “TIMS”, rezulton se Mond (Edmond) Bego, ka kaluar kufirin pa asnjë pengesë, megjithëse vendi i lindjes (shteti) dhe qyteti/fshati i lindjes, janë shënuar “Të panjohura”, ndërkohë që “kolegu” në të dhënat “kolegut” të tij Taulant Balla, këto të dhëna idenditetesh janë të shënuara.

Po skandali, nuk mbaron me kaq. Në tabelën e të dhënave zyrtare të sistemit “TIMS” në çdo kalim kufiri që ka bërë Mond (Edmond) Bego, rezulton i deklaruar vetëm me 1 emër (Mond Bego), ndërkohë që zyrtarisht, në Regjistrat e Gjendjes Civile Tiranë e Lushnjë, ai ka emrin fillestar Edmond Bego dhe emrin tjetër të ndryshuar Manoli Bego!

Këtë “shpifje” që po bëjmë ndaj policisë kufitare, mund ta sqarojë më mirë ministri Fatmir Xhafaj, ndërsa ne kujtojmë faktin, që Taulant Balla, po përsërit marifetin e Fatmir Mediut, i cili në datën 18 nëntor 1998, futi në delegacionin parlamentar që shkonte në BE, si “Këshilltar të Kuvendit”, ortakun e tij Gazmend Mahmutaj, dënuar me 10 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni e trafik droge, duke e paraqitur me emrin fals Raqi Gjoni.

Sa për kujtesë të Fatmir Xhafajt, Ardi Veliut  e Taulant Ballës që kanë komunikuar me ambasadën greke në Tiranë dhe me autoritetet në Athinë, për shkak të mos deklarimit të vendlindjes (shtetit) dhe 3 emrave të tjerë në sistemin “TIMS”, Mond Bego u ndalua nga policia greke e Igumenicës, më 18 gusht 2018, kur plasi dhe skandali, i lidhjeve të Taulant Ballës, me të./Pamfleti

Anti-Mafia A është paraqitur Bego duke kaluar kufirin me shtetësi e vendlindje “i panjohur”? Ja dokumenti i “TIMS” si “këshilltar” në Kuvend