Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Në Kosovë ekziston një konsensus për mos përfshirje në Ballkanin e Hapur - Kosova
Kosova 7 Qershor 2022, 22:05

Memli Krasniqi: Në Kosovë ekziston një konsensus për mos përfshirje në Ballkanin e Hapur

Shkruar nga Pamfleti
Memli Krasniqi: Në Kosovë ekziston një konsensus për mos

Prishtinë, 7 qershor – Edhe nëse “Ballkani i Hapur” zgjerohet me shtete të tjera të rajonit, kjo nuk duhet të ndikojë në vendimin e Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme, ka vlerësuar kështu kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Sipas Krasniqit, “Ballkani i Hapur” nuk e ofron platformën në të cilën Kosova do të kishte sigurinë që do të trajtohej në mënyrë të drejtë. Kryetari i PDK-së thekson se ekziston një konsensus në Kosovë për mos përfshirje në këtë nismë dhe se është mirë që çdo shtet të shoh interesat e veta.

Krasniqi ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekt politik përtej një projekti ekonomik, andaj – sipas tij – Kosova nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj faktit që ekziston një konflikt i ngrirë me Serbinë. Sa i përket rritjes së shanseve që Mali i Zi t’i bashkohet kësaj nisme, Krasniqi ka thënë se vendime të tilla të shteteve të rajonit nuk duhet të ndikojnë Kosovën.

“Edhe origjina e “Ballkanit të Hapur” për ne është problematike, ne nuk mund me aq lehtësi të ulemi në tavolinë e të konsiderohemi si të barabartë në një projekt ku nuk kemi qenë që nga gjeneza e tij, edhe kjo është arsye që besoj që në skenën politike të Kosovës ka pothuajse një konsensus që nuk e mbështet përfshirjen e Kosovës në “Ballkanin e Hapur”. E kuptoj që po të mbesim të vetmit do të duket një situatë problematike por në fund të fundit interesat e shtetit tonë janë më të rëndësishme dhe ne ato duhet t’i kemi në qendër të vendimmarrjes dhe politik bërjes tonë. Kështu që veprimet që mund t’i merr ndonjë shtet në rajon nuk duhet doemos ta ndikojnë vendimin e Kosovës për këtë projekt ku asgjë nuk ka ndryshuar andaj qëndrimet që kemi pasur në fillim nuk mund të ndryshojnë tash, megjithëse faktet mbesin të njëjta”- ka thënë Krasniqi, duke shtuar se politika kosovare mbështet çdo gjë që është brenda procesit të Berlinit.

Çkado që është brenda procesit të Berlinit qoftë edhe përmes një, po e quaj kushtimisht, ringjalljeje të këtij procesi, ne do të ishim të gatshëm me diskutu dhe me i pa modalitet e përfshirjes së Kosovës, por “Ballkani i Hapur” besoj që për Kosovën tashmë është e qartë që nuk ofron platformën ku ne mund ta kemi sigurinë e mjaftueshme se do të trajtohemi në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka folur edhe për protestën e veteranëve dhe seancën në të cilën ishte paraparë votimi i projektligjit për pagën minimale. Ai ka thënë se PDK do të kundërshtojë atë në çdo formë demokratike meqë sipas tij veteranët duhet të përfshihen në pagën minimale.

Të gjithë ne nga fillimi kemi thënë që ka probleme me listat e veteranëve dhe ato lista duhet të pastrohen dhe kushdo që nuk ka qenë veteran dhe është pjesë e asaj liste duhet të hiqet nga ajo listë por i pari që duhet të hiqet prej asaj liste si veteran i rrejshëm është Albin Kurti sepse është kryeministri i Kosovës, nuk mundet me qenë veteran njeriu i cili asnjëherë, asnjë minutë nuk e ka veshur uniformën e veteranit të UÇK-së, ai duhet me dhënë shembullin personal, i pari me u largu prej listës së veteranëve, me thënë: ‘unë nuk jam veteran’”, ka thënë Krasniqi.

Derisa në Vetëvendosje kanë deklaruar se pakënaqësitë e veteranëve janë të akumuluara ndër vite, sipas Krasniqit, pushteti po merret me të kaluarën meqë është i paaftë të veprojë dhe të marrë vendime.

“Askush nuk është duke folur për të ardhmen, këta flasin për të kaluarën sepse paaftësia e tyre për me vepru, paaftësia e tyre për me marrë vendime, paaftësia e tyre për me e tregu dhe zbatu një vizion po i futë te arsyetimi. Nëse qenkan akumuluar PDK gati tri vjet tashëm është në opozitë, këta anë qenë në pushtet dy vjet përafërsisht në dy qeveritë, çka kanë bërë për me e ndryshu situatën, cila janë veprimet, hapat që i kanë marrë, asnjë pengesë nuk e kanë, e kanë pushtetin absolut, e kanë shumicën dërrmuese në Kuvend përkundër që nuk po arrijnë me i kalu as ligjet bazike”, ka thënë ai.

Në mungesë kuorumi, ka dështuar dje votimi i Projektligjit për pagën minimale. Veteranët e luftës së UÇK-së protestuan para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, pasi nuk ishin përfshirë në të.

Prishtine #Ballkani i hapur Kosove